Me fillim të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, deputetët kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave të Libi dhe Marok.
Në këto dy vende kanë humbur jetën me mijëra persona pas përballjeve me fatkeqësi natyrore, si me përmbytje dhe tërmete.
Kryekuvendari Glauk Konjufca me të nisur seanca tha se Kosova bashkëndjen me humbjet e jetëve në këto dy shtete dhe nderon të gjithë viktimat.





