Kryeministri Albin Kurti nëpërmjet një postimi në rrjetin social `X` ka thënë se Kryeministria për herë të parë, tash e një muaj, është duke lëshuar komunikata në dy gjuhët zyrtare në Kosovë.
“Një muaj më parë Zyra e Kryeministrit – për herë të parë që nga pavarësia – filloi praktikën e publikimit të komunikatave në të dyja gjuhët zyrtare të Kosovës”, ka shkruar Kurti.
Tutje ai ka thënë se ky është një hap i vonuar dhe jetik për t’u dhënë serbëve informacione të sakta nga qeveria e tyre, në një epokë dezinformimi.


