KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputetja Kryeziu: Serbia, Lajçaku e Borrelli në një anë, Kosova është e vetme
Politikë

Deputetja Kryeziu: Serbia, Lajçaku e Borrelli në një anë, Kosova është e vetme

Kosova News
Kosova News 18:17 -13/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka deklaruar se në raport në dialogun me Serbinë, Kosova ka mbetur e vetmuar.

Sipas deputetes së partisë në pushtet, ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian nuk po e kryejnë punën e tyre siç duhet, pasi siç ka deklaruar ajo, Serbisë nuk po i tërhiqet vërejtja.

“Vendosja e padrejtë e masave është veprimi më i gabueshëm që ndërmjetësuesit e procesit e kanë bërë. Kjo duke konfirmuar se në vazhdimësi ka pasur qasje të pabarabartë ndaj Kosovës. Uroj që të hiqen masat dhe këtë e kemi diskutuar edhe me përfaqësues të ndryshëm të politikës evropiane. Nëse këtu kemi palë të interesuara qe të ecin përpara, Serbinë, Lajçakun e Borellin, tri palë të orientuara në një anë, e Kosova e vetme, ndërsa këta do të duhej të ishin palë ndërmjetësuese”, ka deklaruar Kryeziu.

Deputetja e VV-së ka deklaruar se tri palët po zhvillojnë “një lojë kundër Kosovës”, derisa ka potencuar se Kosova është e gatshme “t’i marrë përsipër obligimet që vijnë nga procesi i dialogut”.

“Neve na thuhet që të dorëhiqen, por ne s’jemi Beogradi që t’iu kërkojmë atyre dorëheqjen. Ne nuk japim urdhra për dorëheqje, ata janë zgjedhur me votë në një proces demokratik. Ata që u dorëhoqën në momentet e fundit kanë qenë të urdhëruar të dorëhiqen”, është shprehur ajo në KTV, derisa po fliste për kryetarët e komunave në veri.

Kryeziu-Hyseni i ka kërkuar përfaqësuesve të Bashkimit Evropian që t’i tërhiqen vërejtjen presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për të mos e shantazhuar Kosovën.

Për dialogun mes dy palëve, deputetja u shpreh se duhet të vazhdojë vetëm si proces i barabartë.

“Dialogu duhet të vazhdojë vetëm kur ka qasje të barabartë ndaj palëve dhe s’është i mirëfilltë kur shkon në favor të palës dekonstruktive dhe kur bën shkelje të marrëveshjes, e sanksionohet vihet presion pala tjetër që krahas vështirësive është e gatshme t’i marrë përgjegjësitë”.

Gashi: Derisa Lajçak e Borrell janë në anën e Serbisë, vështirë të arrihet një marrëveshje

Gjithashtu lexoni:

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Basha: Nuk bëhet fjalë për “heqje dheu” – Rama po manipulon, por nga mashtruesit dhe manipuluesit nuk pritet më shumë

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Kosova News 13/09/2023 13/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?