KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avokatja e Sejdiut: Ai s’e mohon që ishte në banesën e Krivaqës, por s’e pranon që ka ndihmuar në kryerjen e vrasjes
Siguri

Avokatja e Sejdiut: Ai s’e mohon që ishte në banesën e Krivaqës, por s’e pranon që ka ndihmuar në kryerjen e vrasjes

Kosova News
Kosova News 20:01 -14/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Avokatja e Arbër Sejdiut, Arbnora Shefkiu,, ka folur lidhur nisjen e gjykimit ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiu, të cilët akuzohen për vrasjen e Marigona Osmanit.

Ajo tha se Arbër Sejdiu konsideron që kualifikimi ligjor që është bërë mbi barrën e tij, nuk është ai që duhet të jetë.

Lexo Edhe: Prokurori tregon si ndodhi vrasja e Marigona Osmanit

Sipas Shefkiut, Arbër Sejdiu nuk e pranon që ka marrë pjesë në kryerjen e veprës penale “Dhunim” dhe “Vrasje në bashkëkryerje”.

“Arbër Sejdiu ngarkohet me dy vepra penale, ndihmë në kryerjen e veprës penale “Dhunimi” dhe “Vrasje në bashkëkryerje”. Arbër Sejdiu për këto kualifikime ligjore është deklaruar i pafajshëm meqë i njëjti konsideron se kualifikimi i cili është bërë në barrë mbi Arbër Sejdiun nuk është ai mendon Arbëri që duhet të jetë… Dispozitivi i aktakuzës thotë që Arbër Sejdiu bashkë me Dardan Krivaqën kanë ndërmarrë veprimë të dy së bashku dhe i kanë shakktuar lëndime trupore, që si pasojë kanë shkaktuar vdekjen e Marigonës. Ndërkohë për veprën e dhunimit, thotë që Arbëri ka krijuar kushte, pra i ka ndihmuar Dardanit që i njëjti të kryejë veprën penale të “Dhunimit”. Arbëri nuk pranon që i njëjti ka marrë pjesë në kryerjen e veprës penale “Vrasje në bashkëkryerje”, pra sipas Arbër Sejdiut nuk ka marrë asnjë veprim që me veprimet e Arbërit bashkë me Dardanin kishin me i shkaktu vdekjen Marigonës. Pra këto veprime i njëjti i mohon, për të cilat do të japë edhe një deklaratë dhe do të tregojë pse konsideron që nuk është i fajshëm për këtë vepër penale.Poashtu edhe për veprën penale të dhunimit konsideron që nuk është fajtor, sepse nuk i ka kriju kushte dhe nuk  e ka ndihmu askënd për këtë vepër”, tha Shefkiu në Frontal.

Lexo edhe: Krivaça sillet me jelek anti-plumb në Gjykatë – masa të rrepta të sigurisë 

Ajo e pranoi që para se të nisë seanca, ka diskutuar me klientin e saj, mirëpo nuk tregoi se çfarë kanë folur saktësisht.

“Është e vërtetë që unë e Arbëri kemi diskutu dhe kemi diskutu shumë çështje rreth ngjarjes, kualifikimit ligjor, aktakuzës, provave, gjë për të cilën nuk mundem me tregu se çka kemi diskutu ne të dy në këtë fazë”, tha Shefkiu.

Avokatja e tij, gjithashtu, tregoi se Sejdiu nuk e mohon prezencën e tij në banesën e Krivaqës, gjë që e dëshmojnë edhe kamerat e sigurisë, mirëpo Shefkiu tha se pamjet e kamerave do të shqyrtohen më vonë.

“Arbër Sejdiu në deklaratën që e ka dhënë në polici atë ditë që është arrestu, nuk e mohon prezencën e tij në banesën e Dardan Krivaqës, poashtu janë kamerat e sigurisë që janë marrë nga banesa e dardan Krivaqës që dëshmojnë prezencën e Arbërit, por se sa herë ka qenë e në cilat momente ka qenë ato do të diskutohen gjatë shqyrtimin gjyqësor.”

Lexo edhe: Krivaça qan pasi i lexohet aktakuza për vrasjen e Marigona Osmanit

Shefkiu komentoi edhe deklaratën e babait të Marigona Osmanit, që Arbër Sejdiu e Dardan Krivaqa duhet të dënohen me burgim të përjetshëm.

“Është normale që familja e Marigonës me kërku dënime maksimale edhe për Arbërin e Dardanin, unë besoj, që nuk do të jenë të mjaftueshme për familjen, për shkak që ata veçse e kanë humb një person të tyre, në mnëyrën qysh e kanë humb është shumë e arsyeshme, por pjesa tjetër i takon gjykatës”

Shefkiu tha se presin një gjykim të drejtë e të pandikuar.

“Do të presim një gjykim të drejtë të pandikuar, dhe pjesën tjetër do ta vlerësojnë trupi gjykues i thirur profesionalisht për me vendos për çështjen, për Arbërin dhe për Dardanin poashtu”. 

Gjithashtu lexoni:

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

Vetaksident tragjik në Shirokë, humb jetën një 52-vjeçar pas përplasjes me automjet

OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e korrikut

Humb jetën një person, bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë

TAGGED: Arbër Serjdiu, BE
Kosova News 14/07/2022 14/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare
19:47 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?