KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova mposhtet në stadiumin “armiqësor” në Bukuresht
Sport

Kosova mposhtet në stadiumin “armiqësor” në Bukuresht

Kosova News
Kosova News 21:10 -12/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Futbollistët e Kosovës janë angazhuar, por janë larguar duarthatë nga “Arena Nationala” në Bukuresht të Rumanisë. Të martën mbrëma, Kosova pësoi 2:0 nga Rumania në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2024”.

Ndeshja ishte me shumë zhvillime, ndërsa përfundoi me festë të përfaqësueses vendase.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 18-të kur një grup huliganësh rumunë në stadium shfaqi panon “Kosova është Serbi”. Ndeshja më pas nuk ka vazhduar për plot 50 minuta.

Por ngjarjet e pazakonta nuk u ndalën. Në minutën e 42-të, Vedat Muriqi u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë. Të dy kartonat i mori për goditje me bërryl.

Në pjesën e parë “Dardanët” rezistuan, duke mbajtur rezultatin 0:0. Por mungesa e një lojtari u vërejt në pjesën e dytë.

Rumunët ishin vazhdimisht në sulm dhe në fund i realizuan dy gola. Fillimisht Rumania humbi penallti në minutën e 59-të. Penalltinë e shkaktoi Amir Rrahmani pas gabimit të Bernard Berishës. Nga pika e bardhë gjuajti Nicolae Stanciu, por Aro Muriq intervenoi me sukses.

Muriq megjithatë u mposht në minutën e 83-të. Për 1:0 shënoi pikërisht Stanciu. Golin e dytë për vendasit e shënoi Valentin Mihaila në minutën e 93-të. Më parë rast të mirë lëshoi Florian Loshaj, goditjen e të cilit e ndali portieri rumun.

Kosova mbetet e parafundit me vetëm katër pikë. Është thuajse pa gjasa për kualifikim. Rumania është e dyta me 12 pikë.

Rumania shënon edhe golin e dytë

Rumani ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Kosovës me Mihailan.

Pëson gol Kosova

Rumania ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës. Në minutën e 83-të për 1:0 shënoi Stanciu.

Debutojnë Albion Rrahmani e Ismajl Beka

Te Kosova janë aktivizuar Albion Rrahmani e Ismajl Beka. Për të dy është debutim me përfaqësuesen A. Rezultati i ndeshjes Rumani – Kosovë vazhdon të mbetet 0:0.

Muriq ndal penalltinë

Aro Muriq ka shpëtuar Kosovën. Ai ndali goditjen nga pika e bardhë.

Rezultati mbetet 0:0.

Penalltinë e shkaktoi Amir Rrahmani pas gabimit të Bernard Berishës.

Nis pjesa e dytë

Ka nisur pjesa e dytë mes Rumanisë dhe Kosovës.

Rezultati është i barabartë 0:0. Kosova po luan me 10 lojtarë pas ndëshkimit me të kuq të Vedat Muriqit.

Nuk ka gola në pjesën e parë

Nuk janë shënuar gola në pjesën e parë të ndeshjes Rumani – Kosovë.

Kosovën e pret një pjesë e dytë shumë e vështirë. Do të luaj ne një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Vedat Muriqit.

Goditje e rëndë, përjashtohet Muriqi

Vedat Muriqi është përjashtuar në ndeshjen ndaj Rumanisë. Në minutën e 42-të sulmuesi është përjashtuar pas kartonit të dytë të verdhë. Edhe kartonin e dytë e mori për goditje me bërryl.

Muriqi me rast të artë

Kosova i është afruar golit ndaj Rumanisë. Në minutën e 29-të, Vedat Muriqi rrezikoi, por topi u largua nga afërsia e portës.

Tensione mes lojtarëve

Ka tensione në fushën e stadiumit në Bukuresht. Kapiteni Amir Rrahmani ka pasur përplasje me lojtarët rumunë pas një ndërhyrje.

Merret vendimi, rifillon ndeshja Rumani – Kosovë

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës po vazhdon.

Futbollistët tashmë janë kthyer në fushë.

Është tërhequr vërejtje se nëse ka sjellje tjera diskriminuese ndeshja do të ndërpritet plotësisht

Po pritet vendimi për ndeshje

Është duke u pritur vendimi për ndeshjen Rumania – Kosova.

Ka gjysmë ore që ndeshja është ndërprerë. Tashmë po zhvillohen bisedime të zyrtarëve të ndeshjes me përfaqësuesit e dy federatave.

Zyrtarisht ndeshja është suspenduar

Zyrtarisht ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është suspenduar. Tani pritet vendimi i UEFA-s nëse ndeshja do të vazhdojë.

Ndërpritet ndeshja në Bukuresht

Është ndërprerë ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës. Huliganët rumunë kanë shpalosur pano anti-Kosovë.

Kapiteni i Rumanisë ka shkuar që të flas me huliganët rumunë. Ata kanë paralajmëruar veprime anti-Kosovë në ndeshje.

Ky është mesazhi i shfaqur nga tifozët rumunë, që u bë shkak për ndërprerjen e ndeshjes

Nis ndeshja Rumania – Kosova

Ka nisur ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës, e cila po zhvillohet në Bukuresht.

Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.

Gjithashtu lexoni:

Kurti sot pret në takim të përbashkët krerët e partive politike

Raphinha befason me deklaratën për transferimin e mundshëm të Williams tek Barcelona

Policia do të shtojë masat e sigurisë gjatë manifestimeve të “Vidovdanit”

Torino i bashkohet garës për Ardian Ismajlin

Milani synon transferimin e top sulmuesit pas 144 milionë eurove të fituara nga shitjet e lojtarëve

Kosova News 12/09/2023 12/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sat
27 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Ushtarët polakë të KFOR-it patrullojnë në veri
15:10 -28/06/2025
Lëndohen nëntë persona nga një aksident mes dy veturave në Kopiliq të Skënderajt
14:46 -28/06/2025
Vidovdani shënohet pa incidente të mëdha në Gazimestan
14:17 -28/06/2025
Serbi me bluzë të Arsenijeviqit shoqërohet nga Policia në Gazimestan
13:52 -28/06/2025
Ministri Peci viziton zonat e goditura nga breshëri: Angazhim i plotë për evidentimin dhe kompensimin e dëmeve
13:06 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?