Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy burra në Gjakovë, nën dyshimin se ushtruan dhunë fizike ndaj një gruaje.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti kishte ndodhur më 9 shtator rreth orës 23:30, në Gjakovë.
“Gjakovë 09.09.2023-23:30. Me 11.09.2023 janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kishin ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


