Kryeministri Albin Kurti, duke kujtuar 33 vjetorin e diktaturës së Pinochetit, në Kili, përveç maltretimeve të shumta të këtij sistemi, ka përmendur edhe të zhdukurit me dhunë.
Madje ai ka tërhequr paralele me 1617 të zhdukurit e Kosovës.
“33 vite nga fundi i diktaturës së Pinochetit, në Kili edhe 1162 njerëz ende figurojnë të zhdukur. Ashtu siç 24 vite pas luftës, në Kosovë edhe 1617 njerëz janë ende të zhdukur, ndër ata që u rrëmbyen dhe u zhdukën me dhunë nga forcat e armatosura dhe autoritetet e Serbisë.
I kujtojmë, sepse të zhdukurit me dhunë janë trashëgimi e përbashkët botërore”, ka shkruar Kurti.
Tutje ai ka shkruar se sipas Komisionit Kombëtar të së Vërtetës dhe Pajtimit të vitit 1991, gjatë diktaturës së Pinochetit në Kili, agjentët e shtetit vranë 3200 njerëz.


