KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti e zv.ambasadorja amerikane nderojnë viktimat e sulmit të 11 shtatorit: Sikurse ShBA edhe Kosova është rreshtuar në luftën kundër terrorizmit
Politikë

Kryeministri Kurti e zv.ambasadorja amerikane nderojnë viktimat e sulmit të 11 shtatorit: Sikurse ShBA edhe Kosova është rreshtuar në luftën kundër terrorizmit

Kosova News
Kosova News 11:30 -11/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka kujtuar 11 shtatorin e vitit 2001, kur në Nju Jork u sulmuan Kullat Binjake dhe humbën jetën 3 mijë persona, ndërsa ka theksuar se edhe Republika e Kosovës, është rreshtuar krahas vendeve demokratike kundër terrorizmit.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sot kujtojmë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe mësimin e mësuar nga kjo ngjarje me jehonë pikëprerëse në histori.

Ai mes tjerash shtoi se sikur në fillim edhe tani në këtë ditë, Kosova bashkëndien me ShBA-në dhe bashkë do të sigurojnë që terrorizmi “nuk do të mund të triumfojë asnjëherë”.

Kurti tha se sikurse ShBA-të ashtu edhe Kosova besojnë në të njëjtat vlera demokratike dhe qytetëruese si dhe ndajnë të njëjtat pozicione gjeopolotike dhe qëndrime gjeostrategjike si shtete aleate e mike. 

Presidentja Osmani: 11 shtatori i vitit 2001 ndryshoi rrjedhën e historisë përgjithmonë

Ndërkohë kryeministri Albin Kurti së bashku me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla dhe zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Alyson Grunder kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore “Kosova Kujton” e viktimave të sulmeve të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëhet e ditur në një komunikatë për media.

Postimi i plotë i kryeministrit Kurti:

Në 22-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Nju Jork

Si rrallë herë ndonjë epokë gjatë historisë, mijëvjeçari i tretë i erës sonë mori mbiemër duke fituar epitet qysh në fillim të tij. Cilësori “terrorizëm” u bë një nga fjalët kyçe të fillimshekullit XXI, këtu e 22 vite më parë, kur avionë civilë të marrë peng nga terroristë, u drejtuan mbi Kullat Binjake në Nju Jork, duke i shembur ato gjatë kryerjes së sulmit terrorist që shkaktoi tronditje globale dhe pati ndikimin më të shumëanshëm të kohës sonë.

Të martën e 11 shtatorit 2001, në orët e hershme të mëngjesit, 19 persona të trajnuar dhe të lidhur me grupin terrorist Al-Kaida i rrëmbyen katër avionë me pasagjerë civilë. Në sulme vetëvrasëse terroriste, dy nga avionët më pas i përplasën mbi Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork, një në godinën e Pentagonit në Uashington D.C., teksa i katërti u rrëzua pa goditur ndonjë cak të paracaktuar. Gjithsej 2977 persona vdiqën, mes të cilëve edhe tre shqiptarë: Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj. Sot kujtojmë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe mësimin e mësuar nga kjo ngjarje me jehonë pikëprerëse në histori.

Në vitet në vijim, shumë organizata dhe grupe të ndryshme terroriste nëpër botë, u trimëruan dhe u frymëzuan nga sulmet e 11 shtatorit, duke shkaktuar mijëra viktima në sulme terroriste nëpër shumë vende të botës. Atë kohë, administrata amerikane e Presidentit George Ë. Bush, u zotua që terrorizmi kurrë nuk do të ngadhënjejë. Më shumë se dy dekada nga atëherë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë t’i prijnë luftës globale kundër terrorizmit, kurse shumë vende mes të cilave edhe Republika e Kosovës, është rreshtuar në këtë luftë të përbashkët. Sikurse ShBA-të ashtu edhe Kosova besojnë në të njëjtat vlera demokratike dhe qytetëruese si dhe ndajnë të njëjtat pozicione gjeopolotike dhe qëndrime gjeostrategjike si shtete aleate e mike. 

22 vite pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, Al-Kaida është më e dobët se kurrë më parë, ndërkohë që i është vrarë lideri i dikurshëm Osama bin Laden si dhe i janë kufizuar shumëfish mundësitë dhe hapësirat e veprimit. Terrorizmi në nivel global ka marrë shumë goditje, por ai vazhdon të mbetet një nga kërcënimet më të paparashikueshme për sigurinë botërore, një kërcënim i atillë që nuk duhet të injorohet dhe që duhet konsideruar në çdo përllogaritje të vigjilencës së institucioneve shtetërore të sigurisë.   

Në javët e para që pasuan sulmet e 11 shtatorit 2001, në kontekst të sulmeve terroriste dhe pikërisht në Nju Jork, filozofja italiane Giovanna Borradori, realizoi një sërë intervistash me dy nga filozofët më të rëndësishëm të kohës sonë: gjermanin Jürgen Habermas dhe francezin Jacques Derrida. Ato u botuan në një libër me titull: “Filozofi në një kohë terrori: dialogje me Jürgen Habermasin dhe Jacques Derridan”.

Aty, në një nga përgjigjet e tij, Jürgen Habermas ka thënë: “Edhe nëse Evropa nuk zgjohet për ta luajtur rolin e vet qytetërues siç duhet, fuqia në ngritje e Kinës dhe fuqia në rënie e Rusisë, nuk përshtaten brenda modelit të paqes amerikane (Pax Americana) aq thjesht. Në vend të llojit të veprimit të policit ndërkombëtar të cilin kishim shpresuar ta shohim gjatë luftës në Kosovë, ende ka përsëri luftëra – të zhvilluara me teknologjinë më të fundit, por ende në stilin e vjetër.”

Kjo vërejtje kaq vizionare e mendjes së ndritur të “teorisë kritike”, filozofit gjerman Jürgen Habermasit, sot ka një forcë edhe më të madhe vërtetësie, si për shembullin e dhënë nga roli i ShBA-ve gjatë luftës në Kosovë, ashtu edhe për nevojën e bashkëpunimit të Evropës dhe ShBA-ve, në kontekstin e “fuqisë në ngritje të Kinës dhe fuqisë në rënie të Rusisë”.

Demokracia dhe drejtësia, barazia dhe pluralizmi, liritë dhe të drejtat, thajnë çdo kënetë ku mbin terrorizmi.

Gjithashtu lexoni:

Përmbyllet numërimi nga përfaqësitë diplomatike, këto janë rezultatet

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Gërvalla: Kosova hap “shtëpinë e përhershme” diplomatike në Londër

KQZ: Numërimi i votave të përfaqësive diplomatike mbyllet sot, po vazhdon numërimi i atyre me postë

Dyshime për falsifikim parash në Prishtinë, sekuestrohen mbi 200 monedha

Kosova News 11/09/2023 11/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Zvicranët votojnë për kufizimin e popullsisë
15:02 -13/06/2026
Afër marrëveshjes SHBA-Iran, hap drejt hapjes së Ngushticës së Hormuzit
14:37 -13/06/2026
Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit
13:49 -13/06/2026
Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë
13:26 -13/06/2026
Përmbyllet numërimi nga përfaqësitë diplomatike, këto janë rezultatet
13:12 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?