KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Azemi: Qeveria deri tani s’ka bërë asnjë përmirësim të kushteve për punëtorët e sektorit privat
Ekonomi

Azemi: Qeveria deri tani s’ka bërë asnjë përmirësim të kushteve për punëtorët e sektorit privat

Kosova News
Kosova News 10:20 -11/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka deklaruar se Qeveria dhe kryeministri Albin Kurti është paralajmëruar për krizën e mungesës së punëtorëve në sektorin privat, duke shtuar se deri më tani nuk është bërë asnjë përmirësim në kushtet e punëtorëve të sektorit privat.

“Ashtu siç ka ardhur ky kryeministër, ashtu edhe do të shkojë sepse s’e ka bërë as punën më të vogël për përmirësimin e kushteve të punës së sektorit privat, e në disa kushte kemi shkuar në regres. Problemet që i kemi i kemi adresuar, ne s’mund t’ia marrim dorën kryeministrit dhe të nënshkruajmë për pagën. Ne kemi bërë kalkulimin se nën pagën 400 euro s’mund të jetë minimalja. I kemi shkruar Kurtit e ministrit të Financave me shkresa, kemi bërë krejt atë që bënë një sindikatë, por Qeveria e Ministria e Financave s’e ka bërë as punën më të vogël karshi Sindikatës së Sektorit Privat”, ka deklaruar ai të hënën në emisionin “SOT” të KTV-së.

Kreu i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat ka theksuar se paga minimale në Kosovë duhet të jetë 600 euro, në mënyrë që një familje të ketë kushte dhe stabilitet financiar.

Ai akuzoi Qeverinë Kurti se në raport me sindikatat, ka krijuar bllokim total të bashkëpunimit.

“Qeveria e Kosovës me të gjitha sindikatat kanë një bllok total sa i përket dialogut social, kemi kërkuar në vazhdimësi por mund të themi për t’u zgjedhur një problem s’mjafton vetëm punëtori e sindikatat, por edhe Qeveria e kompania. Derisa legjislacioni ka bërë aq sa kanë bërë të tjerët, s’kemi krijim të kushteve më të mira të punës. Çështja e mbikëqyrjes së ligjit, marrëveshjes kolektive e krijimi të kushteve më të mira është obligim direkt që ne s’kemi parë sinjalin më të vogël…Kemi humbur hapin pasi Qeverisë i kemi kërkuar që të ndalim këtë fuqi punëtorë, të rrisim pagat aq sa mundemi”, është shprehur Azemi.

Pagën minimale prej 260 eurove Azemi e ka cilësuar si “hajgare”, duke theksuar se mungesa e pagës së dinjitetshme po i detyron punëtorët kosovarë të ikin jashtë vendit.

“Është mungesë e punonjësve tejet e madhe. Ajo e 1 janarit po ndodh tash, s’ka që të presim të bëhet mirë. Dikush me kontrata të punës, dikush në forma të ndryshme por jam i bindur se kompanitë me 2-3 punëtorë kanë mungesë.”

Kreu i Sindikatës ka potencuar se nëse fuqia punëtorë nuk stimulohet me pagesë, do ta lë edhe vendin e punës për t’u larguar jashtë. Sipas Azemit, zëvendësimi i punëtorëve që lënë punën është i vështirë.

Gjithashtu lexoni:

Kusari-Lila: Gratë sot zotërojnë 18 për qind të bizneseve në Kosovë

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Dy vetura të vjedhura brenda pak ditësh në Prizren

Kosova News 11/09/2023 11/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Holanda shkatërron Suedinë, Zeneli debuton në Botërorin 2026
21:12 -20/06/2026
Reali mohon interesimin për Olise: Nuk ka pasur kontakte me lojtarin
20:55 -20/06/2026
Terras: Sa më shpejt një koalicion, të ketë qeveri funksionale
20:09 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?