KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nis verifikimi i mbi 2000 aplikimeve që do të përfitojnë nga 5500 euro nga Qeveria për izolim të shtëpive
Ekonomi

Nis verifikimi i mbi 2000 aplikimeve që do të përfitojnë nga 5500 euro nga Qeveria për izolim të shtëpive

Kosova News
Kosova News 13:38 -10/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka nisur verifikimi i aplikimeve për subvencionimin e investimeve në shtëpi banimi me qëllim të rritjes së efiçiencës së energjisë. Autoritetet kanë bërë të ditur se kanë aplikuar më shumë se 2 mijë qytetarë për të siguruar mbështetje nga fondi prej 10 milionë eurosh, dhe se disa nga ta tashmë kanë pranuar përgjigje nëse u është pranuar aplikimi ose jo

Më shumë se dy mijë qytetarë kanë aplikuar për subvencionim, nga fondi që Qeveria e ka ndarë në kuadër të masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit.

Në Fondin e Kosovës pёr Efiçiencё tё Energjisë kanë thënë se aktualisht janë duke e bërë verifikimin e aplikimeve dhe se disa qytetarë tashmë kanë pranuar përgjigje nëse u është pranuar aplikimi apo jo.

Fillojetë Konjuhi, nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, ka treguar se kur qytetarët mund të llogarisin në mbështetjen monetare të Qeverisë.

“Kur t’i kthejnë letrat e paraaprovimit, janë të hapur që të fillojnë punimet dhe i kanë gjashtë muaj afat që t’i kryejnë këto punime. Në momentin që kryejnë punimet, lajmërojnë Fondin dhe dalim për verifikim të punimeve për të parë se a janë kryer, ashtu siç ka qenë aplikimi fillestar, siç ka qenë paraaprovimi i dhënë dhe pastaj fillon edhe procedura e disbursimit”, ka theksuar ajo.

Janë gjithsej 10 milionë euro në dispozicion për t’i mbështetur qytetarët në investimin e tyre në izolimin e shtëpive. Subvencionimi do të përfshijë koston e izolimit të jashtëm, ndërrimin e dritareve dhe të derës së hyrjes, si dhe izolimin e kulmit.

Fondi i Kosovës pёr Efiçiencё tё Energjisë do të ofrojë një subvencion prej 45 për qind të kostos së investimit, e kufizuar në shumën deri nё 5 mijë e 500 euro.

Në këtë fond kanë theksuar se qytetarët, të cilëve u është pranuar aplikimi, pranojnë me email një letër të paraaprovimit, dhe kanë shtatë ditë kohë që atë ta kthejnë të nënshkruar.

“Pastaj brenda tri ditëve u shkon konfirmimi që mund të fillojnë punimet për masat për të cilat kanë aplikuar. Të gjithë qytetarët që pranojnë letra të paraaprovimit, pranojnë edhe disa dokumente me udhëzim se si duhet të veprojnë. Por është e rëndësishme që qytetarët ta nënshkruajnë vetëm letrën e paraaprovimit dhe ta kthejnë te ne, dokumentet e tjera u duhen për kryerjen e punimeve”, ka bërë të ditur Konjuhi.

Projekti për subvencionimin e familjeve që investojnë në shtëpi efiçiente është mbështetur nga Bashkimi Evropian, në kuadër të programit IPA.

Mbi 2000 aplikime për të përfituar 5500 euro nga Qeveria – Përmbushet numri dhe mbyllet para kohe aplikimi për izolimin e shtëpive

Gjithashtu lexoni:

Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet

KFOR-i nis integrimin gradual të Policisë së Kosovës në sigurinë e Manastirit të Deçanit

Haxhiu: Refuzimi i takimeve nuk është zgjidhje, opozita t’u përgjigjet ftesave

Muja: 26 produkte të Vites është konstatuar që përmbajnë vaj palme

Kurti: Çdo ditë do të përpiqemi për marrëveshje, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje

Kosova News 10/09/2023 10/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
69%
1 km/h
Tue
34 °C
Wed
33 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
30 °C

Lajmet e Fundit

Tërmet i fuqishëm në Kolumbi, shkon në 77 numri i të vdekurve
19:45 -10/08/2026
Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet
19:40 -10/08/2026
Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë
19:38 -10/08/2026
MINT intensifikon kontrollet: Nga tregu po tërhiqen produkte të Qumështores Vita, përfshirë edhe qumështin UHT që përmban vaj palme
19:32 -10/08/2026
Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet
18:56 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?