KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pushteti zotohet për efikasitet të Kuvendit, opozita thotë se do t’ia pamundësojë punën
Politikë

Pushteti zotohet për efikasitet të Kuvendit, opozita thotë se do t’ia pamundësojë punën

Kosova News
Kosova News 09:24 -10/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kuvendi i Kosovës të hënën do të nisë sesionin e rregullt vjeshtor, pas pushimeve verore të deputetëve. Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje premton efikasitet më të madh të mazhorancës në miratimin e projektligjeve dhe mbarëvajtje më të mirë të seancave. Mirëpo, partitë opozitare “kërcënojnë” shumicën parlamentare dhe qeverinë se s’do ketë normalitet në Kuvendit deri sa të shpallen zgjedhjet e reja të parakohshme.

Në PDK dhe AAK nënvizojnë se s’do të marrin pjesë në asnjë votim në Kuvend, përfshirë edhe për marrëveshjet ndërkombëtare. Në anën tjetër, monitoruesit e punës së legjislativit kërkojnë që deputetët të mos përdorin gjuhë joparlamentare dhe të ketë mbarëvajtje të rregullt të seancave plenare.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se gjatë sesionit vjeshtor do të përmbushin në tërësi agjendën legjislative që e ka propozuar qeveria.

“Qasja dhe fokusi i mazhorancës është në realizimin e planit legjislativ që e ka propozuar qeveria. Të trajtohet me prioritet dhe efikasitet të gjitha projektligjet që tashmë janë në procedurë dhe kanë kaluar në lexim të parë në Kuvend, gjatë sesionit pranveror dhe duhet të trajtohen nga grupet punuese dhe komisionet para se të miratohet përfundimisht. Pastaj duhet projektligjet të tjera që pritet të procedohen në vjeshtë nga qeveria dhe të njëjtat janë të rëndësishme. Fokusi i Kuvendit duhet të jetë që me efikasitet të përmbushë planin legjislativ”, ka thënë ai për KSP.

Por, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se do të ndërmarrin mjete dhe veprimet demokratike që i kanë në dispozicion brenda Kuvendit, për t’ia pamundësuar punën shumicës parlamentare, rrjedhimisht edhe Qeverisë së Kosovës.

“Do t’i përdorim të gjitha mjetet demokratike që i kemi në dispozicion brenda parlamentit dhe jashtë tij që vendin ta qojmë në zgjedhje dhe të kemi një qeveri që e nxjerr vendin nga kriza. Kosova sot është shtet i izoluar. Kosova sot është shtet i cili ka sanksione nga ShBA-ja dhe BE-ja. Kosova tashmë ka hyrë në një vorbull të keqpërdorimeve të brendshme. Ju i shihni keqpërdorimet e mëdha që kanë ndodhur me rezervat shtetërore, keqpërdorimet e mëdha që kanë ndodhur me energji elektrike. Tashmë edhe dështimin e madh që i prek mbi 200 mijë nxënës për mosfurnizim me libra. Çdo veprim i joni do të jetë veprim, i cili do t’i pamundësojë punën kësaj qeverie. Ne nuk do të marrim pjesë në asnjë votim i cili i ndihmon kësaj qeverie dhe ia zgjatë jetën kësaj qeverie. Ne po punojmë çdo ditë që vendin ta qojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe vendi të ketë një qeveri e cila e nxjerr nga kjo krizë dhe sanksionet”, ka thënë Tahiri.

I ashpër me partinë në pushtet është edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka degraduar jetën parlamentare.

Ai shton se e njëjta s’ka lënë asnjë hapësirë që opozita me qenë konstruktive në Kuvend.

“Si grup parlamentar kemi pasur diskutim të hapur edhe me Vetëvendosjen. Ai diskutim s’ka qenë vetëm në Kuvend por edhe në komisione. Nuk shoh hapësirë për t’i dhënë mbështetje kësaj qeverie në asnjë pikë dhe asnjë fushë. Nuk shoh pasi e ka degraduar masën më të madhe të mundshme, jo vetëm jetën parlamentare, mirëpo edhe qeverisjen. Nuk shoh hapësirë për të qenë konstruktiv në këtë temë. Zgjidhja e vetme është ballafaqimi me sovranin”, deklaroi Tahiri.

Mirëpo, këtë qasje e sheh të gabuar deputeti i pushtetit, Adnan Rrustemi. Sipas tij, sjellja e opozitës është joracionale në Kuvend.

“Qasja e mazhorancës në raport me opozitën ka qenë gjithmonë parimore. Ne kemi qenë të interesuar dhe të gatshëm për të dialoguar, diskutuar dhe bashkëpunuar në interes të qytetarëve të Kosovës. Por sjellja e opozitës për bindjen time është irracionale komplet. Ata nuk e kanë të qartë as çfarë duan, kundërshtojnë dhe mbështesin politikisht. Ata e kanë vetëm një gjë të qartë, dëshpërimi që po i prodhon mungesa e mbështetjes nga qytetarët, kjo që evidentohet nga sondazhe të caktuara po reflektohet me sjellje të papërgjegjshme irracionale në Kuvend. Unë nuk jam kundër aksioneve simbolike dhe politike që mund të ndërmerr opozita në Kuvendin e Kosovës. Madje konceptualisht jam përkrahës i tyre, por ato kërkojnë një kërkesë të qartë dhe definuar jo vetëm brenda Kuvendit por edhe jashtë tij”, theksoi Rrustemi.

Deputetët e Kuvendi të Kosovës kanë hyrë në pushim prej datës 28 korrik 2023. Në bazë të rregullores së Kuvendit, të zgjedhuri e popullit duhet të rikthehen jetës parlamentare të hënën e dytë të muajit shtator, që i bie 11 shtatori.

Javën e kaluar opozita kishte mbledhur 40 nënshkrime, ku thirrën seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për çështjen e sigurimi të teksteve shkollore, mirëpo e njëjta dështoi për shkak të mungesës së deputetëve në sallën plenare.

Kuvendi i Kosovës gjatë sesionit pranveror është karakterizuar me polarizim të tejskajshëm ndërmjet partive opozitare me qeverinë dhe shumicën parlamentare, e cila edhe eskaloi me rrahje mes deputetëve të PDK-së me ministra të kabinetit qeveritar më 13 korrik. 

Gjithashtu lexoni:

Terras: Sa më shpejt një koalicion, të ketë qeveri funksionale

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal

Kërçeli i reagon Hotit për protestën pro gazit amerikan: Mbrojeni LDK-në, jo aleancën me SHBA-të

Pas Kamishit edhe Kryeziu kërkon rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në

Kosova News 10/09/2023 10/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?