Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “gazeta.thenews48hr.com” ka publikuar një artikull me titull “Vuçiç merr fund! Gjermania godet rëndë Beogradin: Do dërgojmë edhe më shumë ushtarë gjerman në Kosovë”.
Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe, i cili, nuk i përgjigjet përmbajtjes.
Në përmbajtje të këtij artikulli gjendet një lajm i vjetër (25 maj) që ka të bëjë me qeverinë gjermane, e cila atëkohë kishte inicuar vazhdimin e misionit ushtarak në Kosovë.
Vlen të ceket se lajmi nuk ndërlidhet me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq e as me Beogradin, siç pretendohet në titull./hibrid.info/


