KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » S’e respektuan vendimin për marzhën e fitimit për produktet e naftës, MINT i dërgon në Gjykatë 14 biznese
Siguri

S’e respektuan vendimin për marzhën e fitimit për produktet e naftës, MINT i dërgon në Gjykatë 14 biznese

Kosova News
Kosova News 14:25 -09/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë një muaji nga hyrja në fuqi e vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës të përdorshme për transport, inspektorët e tregut të naftës kanë iniciuar procedurë në gjykatë për 14 biznese, pasi është evidentuar se nuk e kanë respektuar marzhën maksimale tregtare të lejuar.

Kjo është bërë e ditur, përmes një përgjigje me shkrim nga Zyra për Informim e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Sipas MINT, të gjitha rastet e shkeljeve të evidentuara janë proceduar në gjykatë.

“Gjatë inspektimeve të realizuara janë evidentuar 14 raste, në të cilat subjektet kanë pasur mospërputhje të çmimit të shitjes me marzhën maksimale të lejuar. Në të gjitha raste kur është evidentuar se operatori ekonomik nuk ka respektuar marzhën maksimale tregtare të lejuar është iniciuar procedurë në gjykatë. Pra, në 14 rastet që janë konstatuar shkelje janë filluar procedurat kundërvajtëse në gjykatë”, thuhet në përgjigjen e MINT.

Kujtojmë se më 28 korrik 2023, MINT kishte marrë vendim me anë të së cilit synohej rregullimi i çmimit të produkteve të naftës të përdorshme për transport.

Me anë të këtij vendimi, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy centë për litër. Ndërsa, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është 12 centë.

Në një komunikatë për medie, MINT kishte theksuar se vendimi është bazuar në monitorimin e rregullt të çmimeve në tregun e produkteve të naftës, raporotn Betimi për Drejtësi.

Sipas tyre, është evidentuar rritje e çmimeve e cila nuk reflektohet nga lëvizja e çmimeve në tregun botëror.

“Vendimi është bazuar në monitorimin e rregullt të çmimeve në tregun e produkteve të naftës, evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës, si dhe raportet e përditshme nga Inspektorati i Tregut, lidhur me çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë të produkteve të naftës, me ç’rast është evidentuar një rritje e çmimeve e cila nuk reflektohet nga lëvizjet e çmimeve në tregun botëror”, thuhej në komunikatën e MINT.

Ky vendim i marrë më 28 korrik 2023, thuhej se ishte i vlefshëm 30 ditë nga dita e hyrjes në fuqi.

Gjithashtu lexoni:

Edhe sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë

Aksident fatal në Pejë, treni godet për vdekje një grua

Haxhiu: Dyshimet për një varrezë të dytë masive, rikujtim i rëndë i krimeve të kryera gjatë luftës dhe dëshmi se drejtësia ende nuk është përmbushur

Komandanti i KFOR-it: NATO-ja vazhdon të bashkëpunojë me të gjitha organizatat e sigurisë në Kosovë, në përputhje me mandatin e saj afatgjatë të OKB-së

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Kosova News 09/09/2023 09/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

Edhe sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë
08:37 -03/08/2026
Kaq euro shitet një litër naftë sot në Kosovë
08:35 -03/08/2026
Aksident fatal në Pejë, treni godet për vdekje një grua
08:33 -03/08/2026
Sveçla: Serbia vazhdon të mbetet si në kohën e Millosheviqit
22:51 -02/08/2026
Haxhiu: Dyshimet për një varrezë të dytë masive, rikujtim i rëndë i krimeve të kryera gjatë luftës dhe dëshmi se drejtësia ende nuk është përmbushur
22:23 -02/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?