KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryetari i PDK-së mohon arritjet e Qeverisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030, përgëzon Drejtorinë e Sportit
Sport

Kryetari i PDK-së mohon arritjet e Qeverisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030, përgëzon Drejtorinë e Sportit

Kosova News
Kosova News 22:53 -08/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës me punën dhe angazhimin e saj ka arritur të bindë Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare që Kosova t’i organizojë Lojërat Mesdhetare në vitin 2030, por kjo e arritur historike, si duket, nuk i ka pëlqyer edhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook mundohet të mohojë rolin e shtetit të Kosovës në këtë ngjarje historike për sportistët dhe shtetin në përgjithësi.

Krasniqit nuk i ka pëlqyer fakti se kandidatura e Kosovës është prezantuar nga kryeministri Albin Kurti, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, dhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti. Dhe të pranishëm kanë qenë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe zyrtarë të tjerë të lartë qeveritarë.

Në reagimin e tij, ai i ka përgëzuar Komitetin Olimpik, Komunën e Prishtinës dhe Drejtorinë e Sportit, por nuk i ka përmendur askund shtetin e Kosovës dhe institucionet e tij.

 “Prishtina organizatore e Lojërave Mesdhetare 2030!

Përgëzime Komitetit Olimpik të Kosovës, Komunës së Prishtinës dhe Drejtorisë për Sport, si dhe të gjithë atyre që janë angazhuar për të arritur këtë sukses.

26 shtete, 19 nga Evropa, 5 nga Afrika dhe 2 nga Azia do të zbarkojnë në Prishtinë për t’i dhënë shkëlqim e frymë sportive Kryeqytetit tonë.

Mirëardhshi në Kosovë. Urime të gjithëve!:, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se në Lojëra Mesdhetare do të marrin pjesë sportistë nga 26 shtete, por po harron se Qeveria e Kosovës pritet të investojë mbi 250 milionë euro për organizimin e kësaj ngjarje të madhe sportive. Falë këtij triumfi të Shtetit të Kosovës, mbi 3000 sportistë priten të vijnë në Prishtinë pas shtatë vjetësh. Kjo ngjarje e madhe për Kosovën, gjatë ditës është përshendetur edhe nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë dhe, presidentja Osmani dhe liderë të tjerë opozitar, të cilët e kanë quajtur arritje të madhe për Kosovën.

Gjithashtu lexoni:

Beogradi në tym e flakë pas protestave masive studentore

Zyrtare: Prishtina njofton largimin e Dion Gallapenit – karrierën do ta vazhdojë në Evropë

“S’japim dot zgjidhje për Kosovën e Serbinë”, ish-këshilltari i Trump: Ja si i jepet fund konfliktit

Jurgen Klopp ‘shpërthen’ ndaj FIFA-s: Kupa e Botës për Klube, ideja më e keqe në futboll

Arsenali rifillon negociatat për transferimin e sulmuesit të dalluar të Serie A

Kosova News 08/09/2023 08/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

Gazetari Valon Syla në mbajtje 48-orëshe, dyshohet për dhunë në familje
00:26 -29/06/2025
Beogradi në tym e flakë pas protestave masive studentore
23:46 -28/06/2025
Irani ia luan Izraelit, shfaq në ekran Zyrtarin e lartë të cilin e kishte shpallur të vdekur pas sulmeve Izraelite
23:30 -28/06/2025
Ish-këshilltari i Obamës: Çështje kohe që Kosova të anëtarësohet në NATO
22:41 -28/06/2025
Zyrtare: Prishtina njofton largimin e Dion Gallapenit – karrierën do ta vazhdojë në Evropë
22:17 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?