Gjermania është finalistja e dytë e Kupës së Botës në basketboll.
Në gjysmëfinale, Gjermania mposhti Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rezultat 113-111.
basketbollistët më të dalluar ishin Andreas Obst me 24 pikë, Franz Wagner me 22 dhe Daniel Theis me 21 sosh.
Te amerikanët u dalluan Anthony Edwards me 23 pikë dhe Austin Reaves me 21 sosh.
Në finale Gjermania do të përballet me Serbinë, e cila mposhti Kanadanë me rezultat 95-86.
Ndeshja finale zhvillohet të dielën, më 10 shtator.