KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hapet aplikimi për familjet që të përfitojnë mbështetje nga Qeveria për pagesën e energjisë elektrike
Ekonomi

Hapet aplikimi për familjet që të përfitojnë mbështetje nga Qeveria për pagesën e energjisë elektrike

Kosova News
Kosova News 14:13 -08/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës edhe këtë dimër parashikon t’i subvencionojë faturat e rrymës për disa kategori të konsumatorëve.

Për formën e re të subvencionimit tri ditë më parë në prezantimin e Programit për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë elektrike foli edhe vetë kryeministri Albin Kurti.

“Programi ka në fokus subvencionimin e faturës së energjisë elektrike për konsumatorët që konsiderohen të cenueshëm. Këtu përfshihen personat me aftësi të kufizuar, nënat vetushqyese dhe pensionistët që jetojnë vetëm. Është program një vjeçar”, ka theksuar Kurti, sipas të cilit, ky program pason atë të blerjes së pajisjeve efiçiente për qytetarë dhe subvencionimin e energjisë

E tashmë është lansuar edhe forma e aplikimit për subvencionim të energjisë elektrike për familjet e cenueshme.

Hapjen e aplikimit e bëri të ditur ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran MUrati, i cili edhe kësaj radhe dha detaje se kush mund të përfitoj.

Ai porositi që gjatë aplikimit secili të sigurohet që të dhënat jenë të sakta, e sidomos shifra e konsumatorit (njehsorit të energjisë elektrike) sepse subvencioni do të bëhet direkt në faturë.

Linku për aplikim:

https://see.rks-gov.net

Kush mund të përfitojë?

Të gjitha familjet me të ardhura mesatare mujore më pak se 150 euro/muaj/anëtar, kualifikohen për të aplikuar për subvencionim.

Pra nëse një familje ka 4 anëtarë dhe ka të ardhurat mujore më pak se 600 euro/muaj, mund të aplikojë për subvencion. Nëse familja ka 5 anëtarë duhet të ketë të ardhura më pak se 750 euro/muaj për t’u kualifikuar, e kështu me radhë.

Sa është shuma e subvencionit?

Shuma e subvencionit të plotë shkon deri në 900 kWh/vit për një anëtar, dhe do të jetë e shpërndarë nëpër muajt e dimrit.

Nëse një familje 4-anëtarëshe ka 300 euro të ardhura mujore, mund të përfitojë gjysmën subvencionit, pra 450 kWh/vit për anëtar.

Nëse familja nuk ka fare të ardhura, atëherë mund të përfitojë subvencionin e plotë prej 900kËh për anëtar.

Me fjalë tjera, sa më pak të ardhura të ketë familja, aq më e lartë është vlera e subvencionit, e që mund të shkojë deri në 900kËh/vit/anëtar.

Në rast se familjet nuk kanë qasje në internet, apo kanë vështirësi të aplikojnë, mund të drejtohen në Qendrat për Punë Sociale për udhëzime dhe ndihmë.

Gjithashtu lexoni:

Ngërçi politik, Ambasada gjermane: Detyrat e rëndësishme po mbeten pezull, i kemi thënë edhe Presidentes

Guerot pas takimit me Kurtin: U diskutua për integrimin evropian dhe formimin e qeverisë

Anulimi i konferencës së Trendafiloves, Gucati: Besoj që ia arritëm qëllimit

Sveçla priti Shefin e ri të OSBE-së në Kosovë, McGurk

Ahmeti: Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës s’duhet të trajtohet si mjet pazari

Kosova News 08/09/2023 08/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Organizim i skemave piramidale, arrestohen dy persona në Drenas
14:56 -13/05/2025
Ngërçi politik, Ambasada gjermane: Detyrat e rëndësishme po mbeten pezull, i kemi thënë edhe Presidentes
14:31 -13/05/2025
Berisha s’pranon rezultatin e zgjedhjeve, thërret protestë më 16 maj
14:29 -13/05/2025
Deponohen nga klientë të ndryshëm para të falsifikuara, Policia heton rastin në Prishtinë
14:14 -13/05/2025
Guerot pas takimit me Kurtin: U diskutua për integrimin evropian dhe formimin e qeverisë
13:56 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?