KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deliu-Kodra dorëzon padi ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut
Siguri

Deliu-Kodra dorëzon padi ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut

Kosova News
Kosova News 10:54 -08/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka dorëzuar padi për shpifje ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Përmes një postimi në Facebook, Deliu-Kodra ka thënë se pret që deklaratat e ministres Haxhiu në studio televizive të marrin përgjigjen e merituar.

“Shpifjeve të pushtetit i përgjigjemi me padi. Në Gjykatë, sot kam dorëzuar padinë për shpifje ndaj Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu – aty ku të pavërtetat e saj në studio televizive pres të marrin përgjigjen e merituar”, ka shkruar ajo.

Tutje, deputetja e PDK-së, ka thënë se tendenca për zhvendosje të vëmendjes nga skandalet korruptive me anë të “shpifjeve e fyerjeve” nuk kalon.

“Tendenca që me shpifje dhe fyerje ndaj opozitës me e zhvendosë vëmendjen nga skandalet korruptive të kësaj qeverie, nuk kalon. As nuk frikësohemi e as nuk zmbrapsemi nga angazhimi ynë për të denoncuar krimin dhe korrupsionin e këtij pushteti. Shihemi në gjykatë, Ministre”, ka vijuar ajo.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte deklaruar gjatë mbrëmjes të së mërkurës se Prokuroria Speciale po i “hakmerret” qeverisë Kurti.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës i ka cilësuar si “tendencioze” deklaratat e ministres.

Me anë të një reagimi, Prokuroria ka deklaruar se deklaratat e ministres Haxhiu “servohen vetëm për nevoja të agjendave ditore politike”.

“Prononcimet e paskrupullta publike të Ministres së Drejtësisë, për, kinse, mosveprim dhe neglizhencë të PSRK-së ndaj rasteve të ndryshme, demantohen plotësisht nga aktivitetet dhe raportet zyrtare të PSRK-së që pasqyrojnë dhe tregojnë qartazi të kundërtën e asaj që predikon pandalshëm dhe përditë kjo ministre. Në këtë aspekt, theksojmë se deklarimet e tilla burojnë dhe artikulohen nga pasaktësitë maksimale, nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin dhe janë tërësisht tendencioze ndaj kësaj prokurorie, sepse të thuash se PSRK-ja kontrollon dhe mbikëqyrë vendimet e krejt sistemit prokurorial kinse për verifikimin dhe shkeljen e mundshme të ndonjë ligji, vërtet është një nonsens i llojit të veçantë publik, i padëgjuar dhe krejtësisht imagjinar, gjë që na bënë të vijmë në përfundim se deklaratat e tilla ngritën dhe shuhen në kuadër të spekulimeve, sepse servohen vetëm për nevoja të agjendave ditore politike”, thuhet në njoftim.

Krahas kësaj, ministres Haxhiu i është bërë thirrje nga Prokuroria të përmbahet nga deklaratat si ato të cilat Prokuroria i konsideroi si tendencë e saj për të ndërhyrë në punën e Prokurorisë.

Sipas Prokurorisë, deklaratat e Haxhiut janë në kundërshtim me ligjin.

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Do të duhej të votohej Haxhiu të shohin qytetarët se këta nuk janë për udhëheqje

Abdixhiku: Kosova ka nevojë për Qeveri Nacionale të Tranzicionit

Partisë Guxo i bashkohet një pjestar i Famijes Geci nga Llausha, Gërvalla: sot i hapëm dyert një guximtari të ri – Fatos Gecit

Osmani takoi përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në konsultime për funksionimin kushtetues të Kuvendit

Dosja e Prokurorisë ndaj drejtoreshës së çerdhes “Botanika” dhe administratores, dyshohen për përvetësim në detyrë

Kosova News 08/09/2023 08/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
overcast clouds
20° _ 19°
53%
1 km/h
Thu
17 °C
Fri
11 °C
Sat
11 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C

Lajmet e Fundit

Berisha: Do të duhej të votohej Haxhiu të shohin qytetarët se këta nuk janë për udhëheqje
19:48 -15/05/2025
Telekomi paralajmëron hapa ligjorë: Përmbaruesi privat po tërheq mjete përtej shumës së përcaktuar
19:45 -15/05/2025
Zelensky: Ukraina e gatshme për negociata por Rusia nuk dëshiron armëpushim
19:28 -15/05/2025
Rama në takim me Costan: Synojmë mbylljen e negociatave me BE-në deri në vitin 2027
19:17 -15/05/2025
Kurti: Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë, shembull i suksesit në arsimin e lartë falë mbështetjes nga Qeveria e Kosovës
18:52 -15/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?