KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokurori tregon si ndodhi vrasja e Marigona Osmanit: E goditën me shkop, mandej…
Siguri

Prokurori tregon si ndodhi vrasja e Marigona Osmanit: E goditën me shkop, mandej…

Kosova News
Kosova News 14:51 -14/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj sot është mbajtur seanca fillestare ndaj Dardan Krivçës dhe Arbër Sejdiut, të dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani.

Në sallën e gjykatës me një numër të madh të forcave të Njësisë Speciale, u sollën dy të akuzuarit. Krivaça krahas përcjelljes së madhe me policë, kishte të veshur edhe jelekun antiplumb.

Gjithë procesin nga afër e përcollën edhe prindërit e tashmë të ndjerës, Marigona Osmanit, si dhe familjarë të tjerë.

Asnjëri nga dy të pandehurit nuk pranoi fajësinë për akuzat me të cilat ngarkohen.

Krivaça shfrytëzoi të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje, ndërsa Sejdiu u deklarua i pafajshëm.

Prokurori i rastit, Valdet Avdiu, lexoi një pjesë të aktakuzës.

“I pandehuri, Dardan Krivaça më datën 21 gusht 2021 në banesën e tij në Rr. ‘Ramadan Rexhepi’ në Ferizaj pa pëlqimin e saj e detyruan të ndjerën, Marigona Osmani të kryej marrëdhënie seksuale e cila përcillet me tortura në atë mënyrë që fillimisht pa dëshirën e saj ka kryer marrëdhënie seksuale në sallon. Pas kryerjes së aktit seksual të njëjtën e zhvesh e dërgon në banjo”.

“Nga aty me dhunë e dërgon në dhomën e gjumit, mirëpo me kalimin e kohës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore si pasojë e dhunës së ushtruar humb aftësinë… E ku edhe në dy raste, në mbrëmje kryhen marrëdhënie seksuale pastaj të zhveshur e dërgon në banjo dhe ku i vërehen lëndimet me çka krijohet vepër penale dhunimi… I pandehuri, Arbër Sejdiu më datën 21 gusht 2021 me dashje i ndihmon në kryeje të veprës penale ‘dhunimi’ në atë mënyrë që fillimisht kontaktojnë përmes telefonit dhe takohen në qytet pastaj së bashku kthehen në banesë i pandehuri Arbër posa mbërrin duke qenë në dijeni se i pandehuri Dardan është duke dhunuar tani të ndjerën Marigona Osmani me dashje”, thuhet në aktakuzën që lexoi Avdiu.

Tutje, thuhet se të akuzuarit kishin tentuar t’i fshinin video-incizimet e kamerave që ishin të vendosura në banesën ku kishte ndodhur krimi.

“Të pandehurit, Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu më datën 22 gusht 2021 në banesën e të pandehurit, Dardan Krivaça në Rr. ‘Ramadan Rexhepi’ në Ferizaj me dashje dhe me bashkëkryerje me qëllim të fshehjes së veprës penale e privojnë nga jeta tani të ndjerën, Marigona Osmani me të cilën i pandehuri i parë ishte në marrëdhënie jashtëmartesore”.

“Nga ora 10:56 deri në orën 14:43 i pandehuri i parë merr një shkop dhe së bashku me të pandehurin e dytë hyjnë në dhomë me ç’rast të njëjtës i shkaktojnë lëndime të mëdha fizike dhe psikike ku nga goditja pëson politrauma, lëndime të shumëfishta ku vdekja shkaktohet drejtpërdrejt nga asfiksia mekanike si dhe shoku hemorragjik dhe traumatik të cilat janë pasojë e gjakderdhjes të jashtme dhe të brendshme nga thyerja e ashtit të nofullës së poshtme- mandibullës, pastaj thyerje e brinjëve klavikulës së majtë, unazave të qafës, gjakderdhjes epidurale dhe subdurale në pjesën e pasme të trurit të madh dhe në trurin e vogël, si dhe këputjes parciale të palcës së kurrizit në qafë, të njëjtit pastaj e dërgojnë në Spitalin e Përgjithshëm në Emergjencën e Ferizajt dhe largohen nga aty”, u shpreh Avdiu.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore, mbrojtja e familjes Osmani, Gazmend Rexhepi tha se gjendja e familjarëve të të ndjerës, Marigona Osmanit është e rëndë.

“Siç po shihet do të shkojmë me elaborim të provave dhe do të shohim çështjen deri në fund, sipas gjitha gjasave… Ata vetë i patë, njëjtë si deklarimi i fajshëm, si i pafajshëm gjendja e tyre është e njëjtë, në gjendje të rëndë”, tha Rexhepi.

Dardan Krivaça ishte arrestuar më 25 gusht 2021, pasi dyshohet se në Ferizaj, në banesën e tij, “me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta, një natë përpara kishte ushtruar fillimisht dhunë psikike, pastaj edhe dhunën fizike, e cila kishte vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera kishte vdekur”.

Arbër Sejdiu ishte arrestuar më 24 gusht 2021, pasi që dyshohet se kishte qenë i pranishëm gjatë gjithë kohës dhe kishte kontribuar “në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, gjegjësisht vdekjen e të ndjerës”.

Krivaça sillet me jelek anti-plumb në Gjykatë – masa të rrepta të sigurisë (FOTO)

Gjithashtu lexoni:

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig

​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe

Haxhiu nënshkruan dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë

Fluks normal në pikat kufitare, pritjet më të gjata në Vërmicë

Nënshkruhet marrëveshja për fuqizimin ekonomik të grave

Kosova News 14/07/2022 14/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?