Që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, dhjetëra miliona euro i janë zhvatur Telekomit të Kosovës nga mediat në emër të “marketingut”..
Përmes kësaj forme të kapjes dhe kontrollit të mediave, duke u dhënë para të majme nga institucionet shtetërore, shumica e të cilave përfundonin në xhepat e pronarëve, qeverisjet e kaluara kontrollonin shumicën e mediave në Kosovë.
Lidhur me këtë KosovaNews ka bërë një hulumtim të detajuar duke nxjerrë të dhëna zyrtare nga Telekomi i Kosovës. Në bazë të këtyre të dhënave del se është pikërisht televizioni “Klan Kosova” i cili është kampion sa i përket përfitimeve nga Telekomi i Kosovës.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka publikuar një dokument të përfitimeve të Klan Kosovës nga Telekomi, të cilën e ka siguruar KosovaNews, Rrustemi u shpreh se tash po i kupton disa të mediave kur po thonë se vite të arta në Kosovë kanë qenë vitet deri 2019.
Kujtojmë se muajin e kaluar, KosovaNews raportoi se kompania e gazetarit Berat Buzhala, kishte përfituar plot 437 mijë euro vetëm nga Telekomi i Kosovës në emër të “marketingut”.
Por, çuditërisht në hulumtimin e BIRN të cilin e kishte financuar Bashkimi Europian nuk jepet asnjë e dhënë për televizionin “Klan Kosova”…?!


