KosovaNews sot ka bërë një hulumtim të detajuar duke nxjerrë të dhëna zyrtare nga Telekomi i Kosovës. Në bazë të këtyre të dhënave del se është pikërisht televizioni “Klan Kosova” i cili është kampion sa i përket përfitimeve nga Telekomi i Kosovës, për një periudhë 10 vjeçare, kishte arkëtuar mbi 1 milion euro. Në periudha të ndryshme, përfitimi mujor arrinte edhe në shumën marramendëse prej mbi 28 mijë euro në muaj.
Lidhur me këtë ka reaguar, zëvendësministri I Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, AvnI Zogiani duke thënë se Telekomi jep para per bizneset e Devolleve, në të njejten kohë që Devollët çojnë Telekomin në arbitrazh për 33 milionë euro.
Zogiani pyet se a mund të jetë ky një indikator se edhe arbitrazhi ka qenë një marrëveshje e fshehtë për zhvatje mes këtij grupi dhe Telekomit të asaj kohe?! “Sepse nuk ka kuptim ndryshe!”, tha ai.
Ndryshe muajin e kaluar, KosovaNews raportoi se kompania e gazetarit Berat Buzhala, kishte përfituar plot 437 mijë euro vetëm nga Telekomi i Kosovës në emër të “marketingut”.
Por, çuditërisht në hulumtimin e BIRN të cilin e kishte financuar Bashkimi Europian nuk jepet asnjë e dhënë për televizionin “Klan Kosova”…?!


