Guvernatori i Bankës Qendrore Ahmet Ismaili është takuar me shefin e ri të Zyrës Regjionale të FMN-së për Ballkanin Perendimor në Vjenë, Sebastian Sosa si dhe ish shefen e kësaj zyre, Stephanie Eble. Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe angazhimet e BQK-së në avancimin e mëtutjeshëm të këtij sektori.
“Eble ka drejtuar Zyrën Regjionale të FMN-së për Ballkanin Perëndimor si dhe ka uruar z.Sosa në detyrën e re duke i premtuar që Banka Qendrore e Kosovës do të vazhdon bashkëpunimin me FMN-në , qoftë në vazhdimin e projekteve dhe asistencave që FMN-ja përmes programit të vet për Kosovë i cili parasheh asistencë edhe për Bankën Qendrore me projekte të ndryshme në ngritje të kapaciteteve”, thuhet në njoftimin e BQK-së.
Tutje Sosa ka premtuar përkrahje të mëtutjeshme për projektet e përbashkëta duke përfshirë edhe Programin për Kosovë. Ndërkaq guvernatori Ismaili tregoi se sektori financiar po vazhdon trendin pozitiv, duke rritur aktivitetin kredidhënës për ekonominë dhe qytetarët.


