KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjermania e vendosur që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza nga 1 janari
Politikë

Gjermania e vendosur që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza nga 1 janari

Kosova News
Kosova News 11:47 -05/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron javën e kaluar bëri bujë me një deklaratë të tij ku la të kuptohej se Parisi dhe Berlini mund ta rishikojnë liberalizimin e vizave për Kosovën e Serbinë, nëse këto nuk veprojnë me përgjegjësi sa i përket destabilizimit të situatës në veri.

Megjithatë, mediumi “Euroactiv” merr vesh se Gjermania do t’i përmbahet afatit kohor nga 1 janari 2024, një ndryshim ky në qëndrim me palën franceze.

Një proces i cili është vonuar për vite, mund të marrë fund dhe qytetarët e Kosovës mund të lëvizin pa viza nëpër vendet e zonës Schengen nga 1 janari i vitit 2024. Kjo pasi shtetet anëtare votuan pro një vendimi të tillë.

Pak muaj pas tensioneve në veri të vendit, po kërkohet me urgjencë zbatimi i marrëveshjeve të arritura.

Presidenti francez kërkoi nga të dyja palët rikthim në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, sa më parë. Ai madje, përmendi edhe pasoja për të dy shtetet nëse nuk veprojnë me përgjegjësi.

Macron përmendi çështjen e vizave dhe çështje të tjera ekonomike si zotime që mund të rishikohen.

“Ne presim që paqja do të kthehet në këtë pjesë. Franca e Gjermania kanë bërë zotime sa i përket politikave të vizave dhe çështje tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse palët dështojnë të sillen me përgjegjësi. Duhet të jemi vigjilentë veçanërisht në këtë aspekt, veçanërisht kur bëhet fjalë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, tha Macron.

Ndryshe nga Macron, për këtë çështje ka vepruar kancerlari gjerman, Olaf Scholz.

Scholz nuk ka bërë deklarata publike, si Macron, të cilat mund të sugjerojnë masa ndaj vendeve, ndonëse, Kosova po përballet me masa ndëshkuese edhe aktualisht.

“Euroactiv” raporton se një burim i afërt me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë e ka bërë të qartë që qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza nga fillimi i vitit të ardhshëm.

“Gjermania i nënshtrohet rregulloreve të nënshkruara nga BE-ja në prill të vitit 2023. Sipas këtyre, qytetarët e Kosovës, në të ardhmen do të përjashtohen nga nevoja për vizë për qëndrime të shkurta në zonën Schengen. Kjo do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024…”, citohet të ketë thënë ky burim.

Sido qoftë, mediumi tutje raporton se “ka marrë vesh” që në Gjermania do të qëndrojë prapa afatit kohor të vendosur tashmë dhe nuk ka plane “për të dalë nga kjo rrugë”.

“Euroactiv” po ashtu raporton se Macron, kur përmendi Gjermaninë në deklaratën e tij, e bëri pa marrëveshje me Berlinin.

Javën e kaluar, ultimatumit të Macronit iu përgjigj edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se nëse një hap i tillë ndërmerret, dialogu do të vritej njëherë e përgjithmonë.

Ajo shtoi se pret që BE-ja t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato të padrejta dhe disproporcionale.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksander Vuçiq do të takohen në Bruksel më 14 shtator.

Gjithashtu lexoni:

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Basha: Nuk bëhet fjalë për “heqje dheu” – Rama po manipulon, por nga mashtruesit dhe manipuluesit nuk pritet më shumë

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Kosova News 05/09/2023 05/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Spanja zhgënjen në ndeshjen e parë, Cape Verde siguron pikën e parë historike
20:41 -15/06/2026
PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të
20:05 -15/06/2026
PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të
20:01 -15/06/2026
Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat
19:44 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?