Ish-ministri i Jashtëm, tani deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për politikën e jashtme.
Sipas Hoxhajt, i cili është edhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Qeveria po ndjek politikë të jashtme “tmerrësisht të gabuar”.
“Në një botë multipolare, Qeveria Kurti ndoqi politikë të jashtme tmerrësisht të gabuar, ku demokracitë perëndimore e sanksionojnë dhe shtetet e mëdha aziatike, njohëse të Kosovës, çdo ditë e përjashtojnë, sikurse edhe anëtarësimi i djeshëm i Serbisë në ASEAN, organizatën me ndikim dhe një zonë shumë e zhvilluar e Azisë!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.


