Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka publikuar pamje të një librarie në Pejë, ku shihen qytetarë të shumtë duke pritur që të blejnë tekstet shkollore për fëmijët e tyre.
Haradinaj sipër videos ka shkruar “Në një librari në Pejë. Pa koment”.
Ndryshe, këtë vit, prindërit është dashtë të aplikojnë online në mënyrë që të marrin paratë për blerjen e mjeteve shkollore për fëmijët e tyre.
Ministrja e Arsimit tashmë ka bërë pagesën për grupin e parë të prindërve që kanë aplikuar deri më 29 gusht dhe tani bëhet pagesa edhe për pjesën tjetër.


