KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në janar pritet të fillojë gjykimi ndaj Agron Mustafës, i akuzuar se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit të Kosovës
Ekonomi

Në janar pritet të fillojë gjykimi ndaj Agron Mustafës, i akuzuar se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit të Kosovës

Kosova News
Kosova News 11:51 -03/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Për ish-kryeshefin e Telekomit, Agron Mustafa, pritet të fillojë në janar të vitit 2024 në Gjykatën Themelore në Prishtinë procesi gjyqësor në lidhje me akuzën për rastin “PAYKOS”, ku dyshohet se i ka shkaktuar dëm afër 7 milionë euro Telekomit.

Këtë e ka bërë të ditur, gjykatësi i ngarkuar për gjykim të kësaj lënde, Sabit Sadiaj.

Sipas gjykatësit Sadikaj, lënda do të trajtohet në bazë të radhës se kur është dorëzuar aktakuza nga Prokuroria Themelore në Prishtinëm, raporton Betimi për Drejtësi.

Kujtojmë se në maj të këtij viti Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj Mustafës për shkak të veprës penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, më 3 maj 2023 ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.M., për shkak të veprës penale ‘Lidhja e kontratës së dëmshme’, nga neni 291 paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, dhe lidhur me nenin 81 paragrafi 1 nën paragrafi  1.2 dhe 1.5 të KPRK-së”, thuhej në njoftim.

Mustafa, sipas aktakuzës, i ka shkaktuar dëm Telekomit afër 7 milionë euro.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri në cilësinë e kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës SH.A në Prishtinë, më 16.03.2015 e në vazhdimësi me dije ka vepruar në dëm të PTK-së, ashtu që përmes lidhjes së anekseve, marrëveshjeve duke ndryshuar kushtet e kontratës në disfavor të ndërmarrjes që ka përfaqësuar, në vend që t’i mbrojë interesat e saj, i njëjti me dashje i ka shkaktuar dëm në shkallë të madhe Telekomit të Kosovës dhe atë në vlerë prej 6,796,732 € (gjashtë milionë e shtatëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë e shtatëqind e tridhjetë e dy euro)”, thuhej më tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Gjithashtu lexoni:

Mbi 17 kilogramë marihuanë kapen në Kaçanik, arrestohen dy persona

Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Ozdrim të Pejës – përfundojnë në spital

Gjenden eshtra në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Kosova News 03/09/2023 03/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

SHBA-ja i përgjigjet Iranit për Hormuzin
18:29 -20/06/2026
Wright dhe Ibrahimovic: SHBA mund të shkojë deri në gjysmëfinale
18:05 -20/06/2026
Të paktën 10 të lënduar nga goditja e rrufesë në Gjermani
17:18 -20/06/2026
Anglia në alarm, Rashford rrezikon sfidën ndaj Ganës
16:40 -20/06/2026
Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal
16:21 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?