Mediat ndërkombëtare kanë shpërndarë një video të ish-shefit të “Wagnerit”, Yevgeny Prigozhin, që pretendohet se ishte filmuar pak ditë para se të humbte jetën. Siç ka raportuar TheGuardian të enjten, Prigozhin dëgjohet duke folur për mirëqenien e tij dhe kërcënimet që paraprakisht i kishte marrë.
“Për të gjithë ata që diskutojnë nëse jam gjallë apo jo. Aktualisht është një fundjavë në gjysmën e dytë të gushtit 2023. Jam në Afrikë”, dëgjohet duke deklaruar Prigozhini në videon e shkurtër, të publikuar nga kanali Grey Zone në Telegram.
“Pra, për ata që pëlqejnë të spekulojnë për likuidimin tim, jetën time private, punën time atje, apo çdo gjë tjetër, çdo gjë është në rregull”, kishte shtuar ish-kryewagneri.
Mediumi britanik TheGuardian shtoi se nuk ka arritur të verifikonte vendndodhjen e Prigozhinit e as datën kur ishte xhiruar ky moment. Por, veshja dhe kapelja që ai mbante ngjitur në atë video përputhet me një klip të publikuar më 21 gusht, ku pretendohej se ai ishte në Afrikë.
Shefi i “Wagnerit”, Yevgeny Prigozhin, ka publikuar videon e parë të tij qëkur anuloi rebelimin nga Rusisë. Në një video të publikuar në rrjetin social Telegram, Prigozhin tha se po qëndron në Afrikë, Ai u pa duke qëndruar…
Prigozhin vdiq kur avioni i tij u rrëzua më 23 gusht, dy muaj pasi kishte kryer një rebelim nga presidentit rus, Vladimir Putin.
Shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, ishte në listën e pasagjerëve të një avioni që u rrëzua në Rusi, duke shkaktuar vdekjen e të dhjetë personave në bord. Sipas agjencisë së lajmeve, TASS, në avionin që po fluturonte nga…
Pasi kishte marrë vendim për ndërprerje të rebelimit në Rusi, Prigozhini ishte fokusuar kah Afrika, ku paralajmëronte se do të ndërmerrte iniciativa.


