Me mbështetjen e Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe Komunës së Suharekës, si dhe nën organizimin e këshillit organizativ të fshatit, sot u mbajt finalja e turneut tardicional “Genc Zyba” në fshatin Bukosh të Suharekës.
Trneu, në të cilin kanë marrë pjesë gjithsej 18 ekipe, ka ngjallur interesim shumë të madh për adhuruesit e lojes së volejbollit dhe ka zgjatur 4 ditë.
Në prani të shumë shikuesve, në mesin e të cilëve të pranishëm ishin edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, dhe deputeti i kësaj zone, Sali Zyba, fitues i turneut u shpall klubi i volejbollit “Adea”, i cili pas një loje të bukur mundi klubin “Genc Zyba”.
Në fund të turneut, për klubet fituese dhe lojëtarët u ndanë kupat dhe medaljet nga ministri Çeku dhe Këshilli organizativ
Në fillim shikuesit u argëtuan edhe me valle popullore.






