KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Krimb i gjallë në tru, zbulohet për herë të parë në botë
Shëndetësi

Krimb i gjallë në tru, zbulohet për herë të parë në botë

KosovaNewss
KosovaNewss 09:13 -29/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Për herë të parë në botë, shkencëtarët kanë gjetur të gjallë në trurin e një gruaje, një krimb 8 cm të gjatë. Studiuesit po paralajmërojnë se rasti nxjerr në pah rrezikun e shtuar të sëmundjeve dhe infeksioneve që kalojnë nga kafshët te njerëzit.

“Të gjithë në atë sallë operacioni u tronditën kur kirurgu mori disa pinca për të kapur një anomali dhe anomalia doli të ishte një krimb i gjallë, i gjallë 8 cm i kuq. Ky është një infeksion i ri i pa dokumentuar kurrë më parë tek një qenie njerëzore”, tha mjekja Sanjaya Senanayake.

Krimbi i rrumbullakët Ophidascaris robertsi është i zakonshëm te pitonët, gjarpërinjtë jo helmues që gjenden në pjesën më të madhe të Australisë.

Shkencëtarët thonë se gruaja ka shumë të ngjarë ta ketë marrë  krimbin, pasi mblodhi një lloj bari vendas, pranë një liqeni afër vendit ku jetonte.

Duke shkruar në revistën Emerging Infectious Diseases, Mehrab Hossain, një ekspert australian në parazitologji, tha se ai dyshon se ajo u bë një “pritëse aksidentale” pasi përdori bimët e kontaminuara nga feçet e pitonit dhe vezët e parazitëve për gatim.

Aty filloi ajo që mjekët e quajtën një “plejadë e pazakontë simptomash” të dhimbjes së stomakut, një kollë, djersitje gjatë natës dhe diarre që u përshkallëzua në harresë në rritje dhe përkeqësim të depresionit.

Pacientja u shtrua në spital në fund të janarit 2021, ku skanimi zbuloi “një lezion atipik brenda lobit frontal të djathtë të trurit”. Shkaku i gjendjes së saj u zbulua vetëm nga thika e një kirurgu gjatë një biopsie në qershor 2022.

“Invazioni i trurit nga larvat Ophidascaris nuk ishte raportuar më parë,” shkruan Dr Hossain.

Ekipi i ANU raporton se 30 lloje të reja infeksionesh janë shfaqur në 30 vitet e fundit. Tre të katërtat janë sëmundje zoonotike – infektive që kanë kaluar nga kafshët te njerëzit.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan

Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit

Ulutash: NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

KosovaNewss 29/08/2023 29/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?