KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Situatë e rënduar nga zjarret në Greqi
Botë

Situatë e rënduar nga zjarret në Greqi

KosovaNewss
KosovaNewss 16:51 -27/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Më shumë se 600 zjarrfikës, përfshirë përforcime nga disa vende evropiane, të mbështetur nga një flotë avionësh dhe helikopterësh që hedhin ujë, po luftonin të dielën me tre vatra të mëdha zjarri në Greqi, dy prej të cilave vazhdojnë të jenë të ndezura prej ditësh. Një zjarr masiv në rajonet verilindore të vendit, në Evros dhe Aleksandoupolis, që besohet se është bërë shkak për 20 nga 21 vdekjet e lidhura me zjarret në Greqi, vazhdon të digjet për të nëntën ditë me radhë. Zjarret kanë shkatërruar sipërfaqe të mëdha pyjesh dhe kanë djegur shtëpi në zonat periferike të qytetit të Aleksandropolis. Në një njoftim të dielën Shërbimi i Menaxhimit të Emergjencave të Bashkimit Evropian ‘Copernicus’ tha se zjarret kanë djegur 77,000 hektarë tokë dhe se 120 pika mbeten ende aktive. ‘Copernicus’ përdor imazhet satelitore për të ofruar të dhëna.

Papa Françesku, duke iu drejtuar publikut në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan të dielën u lut për viktimat e zjarreve në Greqi. Në skajet veriperëndimore të kryeqytetit grek, një tjetër zjarr i madh vazhdon të digjet prej ditësh, duke shkatërruar shtëpi e djegur parkun kombëtar në malin Parnitha, një nga zonat e fundit të gjelbra pranë Athinës. Departamenti i zjarrfikësve tha se 260 zjarrfikës, një avion dhe tre helikopterë po vazhdojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll situatën.Një zjarr i tretë i madh nisi të shtunën në ishullin Andros. Situata vazhdon të jetë jashtë kontrollit dhe 73 zjarrfikës, dy aeroplanë dhe dy helikopterë po bënin edhe sot përpjekje për ta shuar atë. Mendohet se zjarri ishte shkaktuar nga një rrufe.Nisur nga situata e vështirë në terren forcat Greqia ka kërkuar ndihmë nga vendet e tjera evropiane. Gjermania, Suedia, Kroacia dhe Qiproja kanë dërguar avionë, ndërsa dhjetëra zjarrfikës rumunë, francezë, çekë, bullgarë, shqiptarë, sllovakë dhe serbë po ndihmojnë autoritetet greke./VOA

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

KosovaNewss 27/08/2023 27/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë
15:44 -14/07/2026
Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj
15:16 -14/07/2026
Ferati: Bisedimet teknike me Vetëvendosjen do të vazhdojnë, LDK-ja është e bashkuar
15:04 -14/07/2026
Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë
14:28 -14/07/2026
BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe
14:02 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?