Policia e Kosovës njofton se një person ka raportuar se një i dyshuar ia ka rrëmbyer vajzën dhe ia ka dërguar në Shqipëri.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur më 20 gusht, rreth orës 03:00, në Viti dhe është iniciuar si “Rrëmbim”.
“Ankuesi mashkull kosovar, më datë 26.08.2023 ka raportuar se nga data 20.08.2023 dyshohet se vajza e tij është rrëmbyer nga i dyshuari mashkull kosovar dhe është dërguar në Shqipëri dhe deri me tani gjendet atje. Ankuesi nuk e kishte raportuar rastin deri me tani pasi që kishte menduar se vajza e tij kishte shkuar me vullnetin e saj”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.



