KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Injorohet MD-ja, përmbaruesit nuk do t’i zhbllokojnë llogaritë e prindërve
Ekonomi

Injorohet MD-ja, përmbaruesit nuk do t’i zhbllokojnë llogaritë e prindërve

KosovaNewss
KosovaNewss 19:57 -26/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ani pse sigurimi i mjeteve për tekstet shkollore i takon Ministrisë së Arsimit e edhe procedurat se si do të shpërndahen paratë i ka marrë përsipër ky dikaster, prapë pak punë i doli edhe Ministrisë së Drejtësisë.

Shqetësimin e qytetarëve se paratë për librat s’do të mund t’i marrin prindërit që i kanë llogaritë bankare të bllokuara, ministrja Albulena Haxhiu tentoi ta shuaj me një udhëzues.

Në formë të një shkrese, ajo u kërkoi përmbaruesve që t’i zhbllokojnë përkohësisht llogaritë, deri sa prindërit t’i tërheqin mjetet për librat.

Por kjo nuk i ka pëlqyer Odës së Përmbaruesve.

Kryetari i saj Arben Gashi thotë se MD-ja po vepron kundërligjshëm dhe në formë populiste, duke konfirmuar se nuk mund ta pranojnë udhëzimin.

“Praktikisht janë mundu me na nxjerrë para aktit të kryer, kjo është e para. E dyta, ky udhëzues nuk ka bazë ligjore, pra fare nuk parashihet mundësia e tillë, pra është i kundërligjshëm. Qëllimi i vetëm i tij është me i marrë disa vota prej njerëzve, kurgjo tjetër, as nuk ka synim me i ndihmu kurgjo hiç. Përmbaruesit kanë me vepru sipas ligjit, dhe sipas ligjit janë të përcaktuara procedurat se kur bllokohen dhe kur zhbllokohen llogaritë. I lusim qytetarët të mos bien pre e dokumenteve të tilla politike”, ka thënë Gashi për RTVD.

Edhe Instituti i Kosovës për Drejtësi, vlerëson se kërkesa e MD-së nuk ka fuqi detyruese.

“Në rastin konkret, pa pasur një akt të tillë administrativ të Odës së Përmbaruesve Privat, nuk mund të lejohet qasja dhe shfrytëzimi i plotë nga ana përfituesve të subvencionimit të librave, të cilët kanë kufizime paraprake nga përmbaruesit. Pra, në rastin konkret, edhe pse nuk kemi informata të qarta sesi është destinuar pagesa nga ana e MASHT për nxënësit, në bazë të asaj që shihet në platformën E-Kosova, ku thuhet “Aplikim – tekste dhe materiale shkollore”, kjo mund të klasifikohet në kuadër të definimit që ligji e njeh si “të ardhura në bazë të ndihmës studentëve dhe nxënësve”, e që Ligji për Procedurën Përmbarimore e përcakton kufizimin e përmbarimit edhe për këto raste”.

Në udhëzuesin e MD-së thuhet se në asnjë rrethanë nuk ka tendencë për cenim të pavarësisë ligjore të përmbaruesve, veçse udhëzim të drejtë për situatën aktuale.

Subvencionimi për tekstet shkollore, MASHTI del me njoftim për prindërit që s’po mund të aplikojnë për fëmijët nën 6 vjet

Gjithashtu lexoni:

Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan

ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre

Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit

Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor

KosovaNewss 26/08/2023 26/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?