Komisioni Disiplinor i Ministrisë së Drejtësisë sot e ka shkarkuar nga detyra avokaten I.A.
KosovaNews mëson se bëhet fjalë për avokaten e shtetit Ilire Aydogan, e cila punon që një kohë të gjatë në këtë institucion.
Njoftimin për shkarkimin e znj. Aydogan e bëri të ditur zëvendësministri Ministrisë së Drejtësisë Blerim Sallahu, i cili tha se avokatja në fjalë i ka dëmtuar institucionet publike në vazhdimësi, duke kryer veprime të paautorizuara.
Sipas një raporti të publikuar në Kohën Ditore vitin e kaluar, Ministrija e Shëndetësisë e kishte humbur një kontest gjyqësor ndaj një kompanie farmaceotike pasiqë në seancë nuk ishte paraqitur fare përfaqësuesi i avokaturës shtetërore e që në këtë rast kishte për ta mbrojtur pikërisht znj.Aydogan. Me këtë rast shteti i Kosovës e kishte humbur këtë kontest gjyqësor duke i shkaktuar dëme buxhetit të shtetit në vlerën prej 636 mijë euro.
Përveç kësaj zv. Ministri Blerim sallahu ka renditur edhe një varg shkeljesh që ka bërë avokatja shtetërore Ilire Aydogan duke thënë se veprime të tilla minojnë dhe cenojnë interesin publik dhe janë të papranueshme.
:
“Ka lidhur ujdi për lëndë pa autorizimin dhe njoftimin e personave përgjegjës;
Ka lidhur ujdi për lëndë të avokatëve të tjerë shtetërorë pa i njoftuar as avokatët e as palët;
Nuk ka bërë analiza paraprake për ujditë gjyqësore;
- Ka lidhur ujdi në vlerë prej 505.000,00 eurosh pa e njoftuar Avokaturën Shtetërore dhe Departamentin e shpronësimit, duke dëmtuar kështu buxhetin e shtetit etj.
Ka lidhur ujdi për lëndë pa autorizimin dhe njoftimin e personave përgjegjës;
Ka lidhur ujdi për lëndë të avokatëve të tjerë shtetërorë pa i njoftuar as avokatët e as palët;
Nuk ka bërë analiza paraprake për ujditë gjyqësore;
Ka lidhur ujdi në vlerë prej 505.000,00 eurosh pa e njoftuar Avokaturën Shtetërore dhe Departamentin e shpronësimit, duke dëmtuar kështu buxhetin e shtetit;
Ka mbrojtur në Gjykatë, Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK) në një rast, në të cilin Gjykata Themelore ka marrë Vendim që ka prodhuar obligime financiare për SHKK, Avokatja në fjalë nuk e ka njoftuar fare institucionin dhe lënda ka përfunduar në përmbarim.” thuhet në njoftimin e zv.ministrit Sallahu



