Komisionit Disiplinor i Ministrisë së Drejtësisë ka shkarkuar nga detyra avokaten I.A.
Njoftimin e ka bërë të ditur zëvendësministri Ministrisë së Drejtësisë Blerim Sallahu i cili ka thënë se Avokatja Shtetërore në fjalë, ka dëmtuar institucionet publike në vazhdimësi duke kryer veprime të paautorizuara.
zv.Ministri Sallahu ka renditur një varg shkeljesh mbi bazën e të cilave Avokatja Shtetërore ka bërë gjatë ushtrimit të funksionit të saj.
Ka lidhur ujdi për lëndë pa autorizimin dhe njoftimin e personave përgjegjës;
Ka lidhur ujdi për lëndë të avokatëve të tjerë shtetërorë pa i njoftuar as avokatët e as palët;
Nuk ka bërë analiza paraprake për ujditë gjyqësore;
- Ka lidhur ujdi në vlerë prej 505.000,00 eurosh pa e njoftuar Avokaturën Shtetërore dhe Departamentin e shpronësimit, duke dëmtuar kështu buxhetin e shtetit etj.
Sallahu ka përshëndetur vendimin e komisionit duke thënë se veprime të tilla minojnë dhe cenojnë interesin publik dhe janë të papranueshme.


