KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Procesi i racionalizimit të agjencive është prioriteti ynë në reformën e administratës publike
Politikë

Kryeministri Kurti: Procesi i racionalizimit të agjencive është prioriteti ynë në reformën e administratës publike

Kosova News
Kosova News 15:58 -24/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Është mbajtur takimi i radhës i Komisionit për Planifikim Strategjik, në të cilin krahas Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ministrat dhe zëvendësministrat nga resorët përkatës të Qeverisë, Shefi i Stafit të Kryeministrit, dhe drejtues të zyrave në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Në këtë takim u diskutua për procesin e racionalizimit të agjencive, procesin e barrës administrative dhe lista prioritare për raundin e nëntë të aplikimit në Fondet për Ballkanin Perëndimor.

“Kryeministri Kurti në takim tha se procesi i racionalizimit të agjencive është një ndër prioritetet tona në reformën e administratës publike sipas Programit tonë Qeverisës, e për të cilin vlerësoi se Strategjia e Reformës së Administratës Publike parasheh përmirësimin e organizimit të administratës publike me vija të qarta të llogaridhënies brenda dhe ndërmjet institucioneve”, thuhet në njoftim.

“Qëllimet e racionalizimit të agjencive janë zbatimi më i mirë i objektivave strategjike të Qeverisë nëpërmjet konsolidimit të ekzekutivit për rritje të efikasitetit, efiçiencës dhe arritjes së rezultateve”, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se për këtë qëllim, Ministria e Punëve të Brendshme ka miratuar metodologjinë për racionalizimin e agjencive, si dhe ka krijuar grupin punues për përgatitjen e planit që do ndiqet për dy vitet e ardhshme.

“Ndërsa, sa i përket procesit të barrës administrative, kryeministri tha se tashmë Zyra për Planifikim Strategjik e Zyrës së Kryeministrit, si bartëse e procesit, ka marrë hapat e parë për qëndrueshmëri, koordinim dhe zbatim të Programit për Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative”, theksohet në njoftim.

“Në funksion të zbatimit të Programit, ka filluar procesi i thjeshtimit dhe digjitalizimit të shërbimeve në disa ministri dhe në disa të tjera pritet të fillojë së shpejti”, shtoi kryeministri Kurti.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, prezantoi disa prej të arriturave të procesit të barrës administrative. Ndërkaq zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, foli për rëndësinë dhe qëllimin e racionalizimit të agjencive.

Gjithashtu lexoni:

Ndahen 300 mijë euro për ujësjellësin në Gjakovë, përfitojnë gjashtë fshatra

Abdixhiku pret ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

KQZ tregon hapat e radhës: Ankesa, rezultate finale dhe rinumërim deri në 10% të vendvotimeve

Ganimete Musliu ka një lutje për Mulla Osmanin e VV-së

Kosova News 24/08/2023 24/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Ndahen 300 mijë euro për ujësjellësin në Gjakovë, përfitojnë gjashtë fshatra
18:41 -16/06/2026
Rama: Nëse Shqipëria pranohet në BE, do të ishte rasti më i bukur për të dhënë dorëheqje
18:37 -16/06/2026
Zyrtare: Drita kundër Zalgiris në kualifikimet e Champions League
17:42 -16/06/2026
Abdixhiku pret ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional
17:36 -16/06/2026
Numërimi i votave me postë drejt fundit, kjo parti vazhdon të prijë bindshëm
17:11 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?