KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti dhe Hovenier nënshkruajnë marrëveshje për sigurinë e mbrojtjes së informacionit të klasifikuar
Politikë

Kryeministri Kurti dhe Hovenier nënshkruajnë marrëveshje për sigurinë e mbrojtjes së informacionit të klasifikuar

Kosova News
Kosova News 15:10 -24/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar marrëveshje mbi masat e sigurisë me qëllim të mbrojtjes së informacionit të klasifikuar.

“Sot së bashku me ambasadorin Hovenier u dakorduam që informacioni i kategorizuar si i tillë, do ruhet ashtu siç e parasheh legjislacioni nacional dhe nuk do zbulohet përveç ndaj atyre që posedojnë certifikatë të sigurisë, pa marrë parasysh pozitën apo titullin që personi i interesuar në informacion të klasifikuar gëzon. Marrëveshja parasheh veprimet e të dy palëve në raport me informacionin e humbur, mënyrën e asgjësimit të informacionit të klasifikuar, e ndarjes së tij në raport me palët e autorizuar”, ka deklaruar Kurti gjatë takimit.

Tutje, Kurti ka thënë se Qeveria nëpërmjet sigurisë garanton pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial.

“Koncepti i sigurisë kombëtare është udhërrëfyesi i qeverisjes së përgjegjshme. Qeveria e ka për detyrë të sigurohet që qytetarët janë të mbrojtur, dhe një gjë e tillë e bën përmes veprimeve të mençura politike, ekonomike, diplomatike e ushtarake”, ka thënë Kurti.

 Kryeministri më tej ka thënë se zbulimi i informacioneve shtetërore rreth fushave si siguria, mbrojtja, tregtia, industria, teknologjia apo punët e jashtme mbrohet me ligj.

Ambasadori Hovenier gjatë takimit theksoi se me këtë marrëveshje SHBA për Kosovën ka marrë detyrimin për mbrojtjen dhe shkëmbimin e informatave të klasifikuara.

“Aftësia që partnerët të shkëmbejnë informata shpejtë dhe pa pangesa është jetike, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Përmbylja e kësaj marrëveshje është e rëndësishme sepse shënon kulmin e më shumë se 2 viteve të negociatave por përfaqëson edhe arsyetimin e fuqishëm të SHBA-së  për të vazhduar bashkëpunimin me Kosovën në fushën e sigurisë”, deklaroi Hovenier.

Ambasadori amerikan tutje tha se qëndrojnë të palëkundur për respektimin e sovranitetit të Kosovës. Ai tha se synim të përbashkët me Qeverinë kanë anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, specifikisht në organet e sigurisë.

“Kjo marrëveshje gjithashtu avancon qëllimin tonë të përbashkët për zhvillimin e suksesshëm të FSK-së  në forcë të mbrojtjes territoriale, profesionale. Sot gjithashtu shënojmë ditën kombëtare të Ukrainës, kjo marrëveshje është gjithashtu e përshtatshme në kontekstin më të gjerë të luftës brutale të Putinit ndaj Ukrainës”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kurti viziton Kalludrën, ku po zhvillohen gërmime për varrezë masive

Kosova News 24/08/2023 24/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?