Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona, dy në Klinë dhe një Vushtrri pasi të njëjtit kanë gjuajtur me armë zjarri në ahengje familjare.
Sipas Policisë, dy të dyshuarve në Klinë iu është gjetur dhe konfiskuar në vendin e ngjarjes 47 gëzhoja, dy armë zjarri dhe dy karikator.
Ndërsa, të dyshuarit për gjuajtje me armë zjarri në Vushtri iu është konfiskuar një armë zjarri.
Në njoftimin e Policisë, thuhet se të dyshuarit janë intervistuar dhe të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Arrestohen dy persona tё dyshuar pёr tё shtёna me armё nё njё aheng
Pejë, 23 gusht 2023
Me datё 20.08.2023, rreth orёs 01:00, Policia ёshtё njoftuar se nё fshatin Grabanicё-Klinё, nё njё aheng, ka tё shtёna me armё.
Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Klinё, menjëherë kanё marrё masat e nevojshme dhe kanё arrestuar njё tё dyshuar.
Nё vendin e ngjarjёs janё gjetur dhe sekuestruar:
• Njё (1) Armё (Pistoletё) Canik kal: 9x19mm
• Njё (1) karikator i sё njejtёs arme.
• Pesё (5) gёzhoja 9mm
• Dyzet e dy (42) gёzhoja kal:7.62mm.
Nё vazhdën e hetimeve tё kёtij rasti me datё 23.08.2023, rreth orёs 11:15, dyshuari i dytё, i cili dyshohet se ka shtёnё me armё, ka ardhur nё Stacionin Policor nё Klinё dhe ka dorёzuar armen:
• Njё (1) armё AK47
• Njё (1) karikator i sё njejtёs armё.
Pёr rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, pas intervistimit nga hetuesit me vendim tё Prokurorit tё dyshuarit janё liruar nё procedurё tё rregullt, rasti cilësohet “Pёrdorim i armёs apo mjetit tё rrezikshёm” dhe “Shkaktim i rrezikut tё pёrgjithshёm”,
“Konfiskohet një armë në një aheng familjar në Vushtrri
Vushtrri , 23 Gusht 2023
Gjatë orëve të mëngjesit, Policia në Vushtrri ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në Rr.,,Viciana” në Vushtrri.
Njësitë policore janë angazhuar dhe kanë ndërmarrë veprime policore ku pas një kohe të shkurtër kanë arritur të identifikojnë vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat. Në këtë rast bëhej fjalë për një aheng familjar dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur shtatë (7) gëzhoja. Policia ka konfiskuar një armë të llojit ,,Zoraki” e poashtu edhe gëzhojat e gjetura të cilat janë proceduar në cilësinë e provave materiale.
I dyshuari M.O., 27 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale: ,,Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armës” dhe ,,Përdorim i armës”, thuhet në njoftimin e Policisë.


