Në Parkun e Qytetit në lagjen “Dodona” në Prishtinë, është inauguruar “Muri i Nderit”, memorial që nderon familjet kosovare që shpëtuan hebrenj gjatë Holokaustit.
Ai është inauguruar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë – Izrael.
Në inaugurimin e tij po marrin pjesë edhe ish-kongresisti amerikan Joe DioGuardi dhe bashkë me delegacionin nga SHBA-të dhe Izraeli.
Gjithashtu pjesë e kësaj ceremonie kanë qene edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti e kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
