KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dosja e Prokurorisë për fajdet në Prizren: Për 11 mijë euro, të dëmtuarit u detyruan të kthejnë mbi 78 mijë euro
Siguri

Dosja e Prokurorisë për fajdet në Prizren: Për 11 mijë euro, të dëmtuarit u detyruan të kthejnë mbi 78 mijë euro

Kosova News
Kosova News 19:35 -22/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjendja e rëndë financiare dhe rimëkëmbja e biznesit kishin detyruar babë e bir që të kërkojnë para borxh me fajde.

11 mijë euro borxh u morën nga të dëmtuarit ndërsa u detyruan që t’i kthejnë gati shtatë fish më shumë për shkak të kamatave të cilat i kishte vendosur personi që ua dha paratë me fajde.

Dosja e Prokurorisë sqaron se nga muaji qershor 2016, deri në fillimin e hetimeve dhe në vazhdimësi, Beqir Hoxha me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit dhe prindit të tij (tani i ndjerë) pasi të dëmtuarit ishin në gjendje të rëndë financiare dhe u duheshin të holla për të investuar në biznesin individual-familjar – zdrukthtari.

Fillimisht dosja thotë se babai i të dëmtuarit në muajin qershor të vitit 2016 merr nga i pandehuri shumën prej 6 mijë euro dhe me rastin e dhënies së të hollave i pandehuri 600 euro i ndal në emër të kamatës mujore dhe e paralajmëron se për çdo vonesë duhet të paguajë nga 600 euro kamata mujore.

I dëmtuari nga viti 2016 e deri në prill të vitit 2023, në emër të shumës së marrë nga babai i tij prej 6 mijë euro, ka vazhduar të paguajë kamata mujore duke i dhënë në total shumën prej 49 mijë e 200 euro (49,200).

Sipas Prokurorisë, i gjendur në gjendje të rëndë ekonomike dhe duke mos arritur t’i paguajë shumat e kamatave, i dëmtuari merr nga i pandehuri B.H., shumën e të hollave prej 3 mijë euro ndërsa nga i njëjti në muajin mars merr 2 mijë euro. I dëmtuari paralajmërohet nga i pandehuri se për çdo vonesë duhet të paguajë 500 euro kamata mujore.

I dëmtuari nga muaji mars 2018 e deri në muajin janar 2023 në emër të shumës prej 5 mijë euro, vazhdon të paguajë kamata mujore duke i dhënë në total të pandehurit 29 mijë euro.

Në total, sipas Prokurorisë, i dëmtuari paguan në emër të kamatave për të pandehurin shumën prej 78,200 euro.

Kur i dëmtuari nuk arrin t’i paguajë kamatat, i pandehuri e paralajmëron se përveç borxhit bazë të marrë në fillim, i dëmtuari për çdo vonesë duhet të paguajë nga 200 euro kamata ditore.

Me këtë, sipas Prokurorisë, Beqir Hoxha kishte për të kryer veprën penale – fajdeja. /Kallxo.com/

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kurti viziton Kalludrën, ku po zhvillohen gërmime për varrezë masive

Kosova News 22/08/2023 22/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?