Një person në Mitrovicë ka raportuar në Polici se ka gjetur një pushkë dhe 60 fishekë të mbështjella në një qese najloni.
Policia është duke e hetuar rastin dhe e ka cilësuar si armëmbajtje pa leje, por nuk janë dhënë detaje të tjera për rastin.
“Mitrovicë 21.08.2023 – 13:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kishte hasur një pushkë dhe 60 copë fishekë të mbështjella në një qese najloni. Arma dhe fishekët janë konfiskuar nga njësiti i krim teknikës. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.


