Njësitet policore e kanë ndaluar një shofer për mos respektim të rregullave të trafikut, me ç ’rast i kanë shqiptuar një gjobë prej 300 euro dhe 9 muaj të ndalimit të vozitjes.
Kjo gjobë thuhet se është shqiptuar pasi që personi në fjalë është zënë duke bërë drejtimin e automjetit nën ndikim të alkoolit.
Të njëjtit pasi që i është matur alkooli me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 1.28 promile.
“Zyrtarët policor ndaj këtij kundërvajtësi kanë shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind euro, dy pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej nëntë muaj”, thuhet në njoftim.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, ka inkurajuar mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.


