Policia e Kosovës njofton se sot rreth 09:30 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik në fshatin Dubravë, policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor të Ferizajt kanë ndaluar, e më pas kanë arrestuar personin R.I (M/K), i moshës 41-vjeçar, sepse i njëjti ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Vjedhje e pyjeve” me dënim burgimi prej gjashtëdhjetë ( 60 ) ditëve.
Bëhet e ditur se pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit – burg.
Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.


