“Nuk dyshojmë në asnjërin nga zyrtarët tanë të ndaluar për 48 orë, pasi ka përpjekje të mëdha që të keqinformohet publiku, motivet dhe arsyet duhet të hetohet gjithashtu”, ka deklaruar në një konferencë për media Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Hajdari pas aksionit të Policisë së Kosovës dhe arrestimi i dy zyrtarëve të MINT-së tha se ka mirëpritur çdo hetim për rastin e rezervave shtetërore. Megjithatë, ajo tha se pret nga organet e ministrisë që të mos cenojnë sigurinë shtetërore, sepse gjatë hetimeve dokumentet që janë marrë si prova nga policia, janë klasifikuar si sekrete shtetërore.
Ministra po ashtu tha se Policia e Kosovës nuk ka paraqitur certifikatë të siguresë, derisa saktësoi se rezerva shtetërore konsiderohet si sekret, sepse këtë e përcakton edhe ligji. Rezervat i përfshinë edhe ato të armeve dhe ushqimit, tha ajo.
“Prokuroria Speciale po bën hetim MINT mirëpret çdo hetim për rastin e Rezervës Shtetërore, ani pse është gjithçka në përputhje me ligjin. Si ministre organet hetimore pres të mos cenojnë sigurinë shtetërore, sepse gjatë hetimeve dokumentet që janë marrë si prova nga policia, janë klasifikuar si sekrete shtetërore, ndërsa policia nuk ka paraqitur certifikatë siguruese”, tha Hajdari.
Ministrja Hajdari ka thënë se ministria që ajo udhëheq mirëpret çdo hetim që ka të bëjë me blerjen e rezervave shtetërore.
Ministrja ka thënë se është e sigurt se i gjithë procesi i furnizimi me mallra për rezervat shtetërore ka qenë i rregullt.


