KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zyrtari i arrestuar në Ministri aktivist i hershëm i LDK-së, shihet në takime të shumta edhe me drejtues të kësaj partie
Politikë

Zyrtari i arrestuar në Ministri aktivist i hershëm i LDK-së, shihet në takime të shumta edhe me drejtues të kësaj partie

Kosova News
Kosova News 14:36 -18/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe një afarist janë arrestuar të premten nën dyshimet për kryerje të veprave “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “dhënie e ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”, ka konfirmuar Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ata janë arrestuar pas një aksioni të bastisjes nga autoritetet policore që është zhvilluar në tri lokacione.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria – e cila e ka dhënë urdhrin për arrestime – ka thënë se të arrestuarit janë personat me inicialet, R.M. H.G dhe I.L.

Atyre tashmë u është caktuar masa e mbajtjes për 48 orë.

Kush janë zyrtarët e arrestuar dhe afaristi?

Të arrestuarit janë dy zyrtarë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), respektivisht drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica.

Gjithashtu është arrestuar edhe afaristi Ridvan Muharremi njëri nga personat e dyshuar në këtë rast.

Të dy zyrtarët punojnë prej para shumë vitesh në Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Por, Hafiz Gara që mbante postin e drejtorit të Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, paraqitet si një aktivist apo përkrahës i devotshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Madje Gara ka publikuar edhe foto nga takimet e shumta që ka zhvilluar me njerëz nga strukturat e LDK-së që për kohë të gjatë kanë qeverisur me vendin.

Hafiz Gara shihet në takime politike me Ismet Beqirin e Lutfi Zharkun, mandej me Muharrem Sfarqën e Faik Graincën.

Në rrjetin social Facebook Gara shkruan se Sfarqa ka fituar një mandat si kryetar dhe se do të fitojë edhe mandatin e dytë.

Gjatë bashkëqeverisjes së LDK-së me PDK-në,  Hafiz Gara mori pozita të lartë udhëheqëse në institucione dhe më 2017 nga Isa Mustafa ishte emëruar  Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë Kosovare për Standardizim, ku i mbajti dy mandate. Mandej Gara është  bartur në pozita tjera, por gjithnjë drejtuese.

Reagon Ministria: Mirëpresim çdo hetim – Veprimet të mos cenojnë sigurinë shtetërore dhe të hetohen edhe motivet nga palët e ndryshme të interesit  

Gjithashtu lexoni:

APK dërgon 7 kallëzime në Prokurori dhe 2 raste në ATK për dyshime tatimore

E moshuara në Prizren tenton vetëvrasjen, ndërhyjnë policia dhe zjarrfikësit

Gjykata në Ferizaj dënon me 1 vit burg të akuzuarin për kanosje

Arrestohet hajni i shumëkërkuar në Gjakovë, ky është emri i tij

Arrestohen katër të dyshuar për veprën ‘vjedhje e rëndë në tentativë’

Kosova News 18/08/2023 18/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Numërimi i votave me postë drejt fundit, kjo parti vazhdon të prijë bindshëm
17:11 -16/06/2026
APK dërgon 7 kallëzime në Prokurori dhe 2 raste në ATK për dyshime tatimore
16:54 -16/06/2026
E moshuara në Prizren tenton vetëvrasjen, ndërhyjnë policia dhe zjarrfikësit
15:50 -16/06/2026
Gjykata në Ferizaj dënon me 1 vit burg të akuzuarin për kanosje
15:42 -16/06/2026
Tërmet i fuqishëm në Kinë, raportohet për të vdekur
15:34 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?