KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ATK-ja njofton se mund të shfrytëzohen hapur të dhënat për numrin e punëtorëve
Ekonomi

ATK-ja njofton se mund të shfrytëzohen hapur të dhënat për numrin e punëtorëve

Kosova News
Kosova News 13:01 -18/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia Tatimore e Kosovës ka njoftuar qytetarët dhe organizatat e ndryshme se tash kanë mundësi t’i shfrytëzojnë të dhënat e hapura të Administratës Tatimore të Kosovës në lidhje me numrin e punëtorëve sipas ID-ve dhe numrin e punëtorëve sipas vendeve të punës. Këto të dhëna vijnë me kategorizime të ndryshme, duke ju mundësuar të kryeni analiza dhe studime sipas nevojave tuaja.

“Kjo hapësirë e re e të dhënave ju ofron mundësinë të bëni analiza në fushën e punësimit dhe të ndiqni zhvillimet e tregut të punës në Kosovë. Për shembull, ju mund të identifikoni ndryshimet sezonale, të bëni krahasime midis sektorëve të ndryshëm, dhe të vlerësoni rëndësinë e punësimit sipas ID-ve të punëtorëve”, thuhet në njoftim.

Në njoftim theksohet se “ne besojmë se ky burim i të dhënave të hapura do t’ju ndihmojë të merrni vendime më të informuara dhe të bëni analiza të thella në fushën e ekonomisë dhe punësimit. Andaj, ATK fton të gjitha palët e interesuara që të eksplorojnë dhe t’i shfrytëzojnë këto të dhëna në përputhje me interesat dhe nevojat që kanë”.

Për më shumë informacion rreth modalitetit të aksesit dhe përdorimit të të dhënave të hapura, ju lutemi të vizitoni faqen zyrtare të Administratës Tatimore të Kosovës. Gjithashtu, ju rikujtojmë se ATK është duke punuar në vazhdimësi për të bërë ndryshimet e nevojshme në mënyrën e paraqitjes së të dhënave në përshtatje me kërkesat e përdoruesve, si dhe për të ofruar sqarimet e nevojshme të variablave të publikuara, ashtu që të ketë qartësi gjatë analizimit të tyre. Të gjitha këto informata do të jenë të qasshme përmes ueb-faqes zyrtare të ATK-së.

“Hapja e të dhënave është çelës për çdo institucion e organizatë për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. ATK çdoherë ka qenë e fokusuar përmes planeve strategjike në rritjen e mekanizmave, të cilën qojnë përpara integritetin e institucionit. Iniciativa për hapjen e të dhënave kontribuon direkt në zhvillimin demokratik të një institucioni, si dhe zhvillimin e një segmenti ekonomik në nivel inovativ”, përfundon njoftimi.

Gjithashtu lexoni:

Zgjerimi i rrugës QMI-Lipjan, Basha ndan pamjet nga punimet

Rritet çmimi i naftës, MINT publikon tarifat e reja

Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan

ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre

Kosova News 18/08/2023 18/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Zgjerimi i rrugës QMI-Lipjan, Basha ndan pamjet nga punimet
10:02 -16/07/2026
Policia interviston pronarin e lokalit në Han të Elezit nga ushqimi i së cilit dyshohet se janë helmuar disa persona
09:37 -16/07/2026
Rritet çmimi i naftës, MINT publikon tarifat e reja
09:13 -16/07/2026
Nipi shtiu mbi axhën, policia jep detaje rreth plagosjes në Fushë-Kosovë
08:46 -16/07/2026
Mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 30°C
08:43 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?