Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Turqisë, Yaşar Güler i ka dërguar një letër urimi ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, për emërimin e tij në detyrën e re.
Në letrën e ministrit Yasar thuhet se zgjedhja e ministrit Maqedonci në këtë post të rëndësishëm është shenjë e besimit në eksperiencën, njohuritë si dhe aftësitë profesionale e udhëheqëse.
Ministri turk në këtë rast ka shprehur edhe bindjen për thellim bashkëpunimi mes Forcave të Armatosura të Kosovës e Turqisë.
“Ndërsa shpreh bindjen se bashkëpunimi bazuar në miqësinë e ndërsjellë dhe mirëkuptimin ndërmjet dy Ministrive dhe Forcave të Armatosura do të thellohet më tutje me kontributin e ministrit Maqedonci si udhëheqës i këtij institucioni”, thuhet në letër.
Në fund ministri Yasar u uron shëndet, suksese dhe mirëqenie të gjithë anëtarëve të shquar të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.



