Policia e Kosovës njofton se e ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi ky i fundit ka ushtruar dhunë në familje.
Përmes një njoftimi për media, Stacioni policor në Ferizaj tregon se mbrëmë vonë rreth orës 23:30 ka pranuar një informacion se në rrugën “Fehmi Agani ” në Ferizaj, është një rast i dhunës në familje.
“Në lidhje me këtë policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet H.J (M.K) i moshës 47 vjeçar, i cili si shkak i një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj bashkëshortes së tij, me inicialet H.J (F/K) e moshës 43 vjeçare”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues nga Njësia e Dhunës në Familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./KosovaNews/


