Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Austrisë në Kosovë, George Schnetzer.
Osmani po ashtu, ka uruar ambasadorin Schnetzer për marrjene detyrës së tij të re, duke thënë se gjatë mandatit të tij marrëdhënia Kosovë-Austri do të intensifikohen edhe më tej.
Vjosa Osmani, tutje në takim ka shtuar nevojën e forcimit të partneritetit mes dyja vendeve, duke bashkëpunuar në fushën e arsmit, kulturës, tregtisë me interes të dyanshëm.
“Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Austrisë, George Schnetzer
Presidentja Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Austrisë, George Schnetzer, të cilin e ka uruar për detyrën dhe ka shfaqur shpresën se gjatë mandatit të tij, marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve do të intensifikohen edhe më tej.
Sipas Presidentes Osmani, Austria mbetet aleate e rëndësishme, e cila e ka mbështetur Kosovën në faza të ndryshme të shtetndërtimit.
Presidentja Osmani ka falënderuar Austrinë për mbështetjen e palëkundur, duke potencuar rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së mëtejme për integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Në takim me ambasadorin Schnetzer, Presidentja Osmani ka shtruar nevojën e forcimit të partneritetit në mes të Kosovës dhe Austrisë, si dhe bashkëpunimit në fushën e arsimit, kulturës, tregtisë, si dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm.”, thuhet në njoftim.


