KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kamberi për Vuçiqin: Ideator i “Botës serbe”, vazhdimësi e politikës së Millosheviqit
Politikë

Kamberi për Vuçiqin: Ideator i “Botës serbe”, vazhdimësi e politikës së Millosheviqit

KosovaNewss
KosovaNewss 12:23 -16/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se ideatori i “Botës serbe”, ide e ideologji politike, vazhdimësi e politikës së Sllobodan Millosheviqit për shtetin që përfshin të gjithë serbët, i cili me veprime konkrete në Kosovë, Bosnje e Mal të Zi po kërcënon paqen në Ballkanin e brishtë, po akuzon të tjerët se janë luftënxitës.

Përmes një postimi në Facebook, Kamberi ka thënë se presidenti autokrat serb, Aleksandër Vuçiq, ditëve të fundit, sidomos pas disa editorialeve të prestigjiozeve botërore që po e kritikojnë qasjen e tij në politikat rajonale, ka filluar të lansojë akuza në drejtim të shqiptarëve për tentativë të destabilizimit të Ballkanit përmes idesë së “Shqipërisë së Madhe”.

“Në Beograd dhe nëpër shumë qytete në Serbi, sikurse edhe në shtetet tjera ku jetojnë serbët, me stihin e zjarrit, po paraqiten murale me tekstin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” (Kad se vojska na Kosovo vrati). Në Beograd, simbolikisht ky mural është vendosur në objektin e gjeneralshtabit të ushtrisë së Serbisë (të bombarduar gjatë 1999), ndërkohë që murale të ngjashme shihen edhe në Bosnje e Mal të Zi”.

“Nuk ka veprim më luftënxitës se parulla për “kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë”. Kërkojnë kthimin e ushtrisë në territorin në të cilina gjatë periudhës 1998 – 1999 ka kryer krime të rënda lufte, masakra dhe krime kundër njerzimit dhe nga i cili janë larguar pas kapitullimit në luftë”, shkroi ai.

Sipas Kamberit, vetë shënimi i përvjetorit të “Stuhisë” kroate në Prijedor, në qytetin në të cilin siç thotë deputeti shqiptar, forcat militare e paramilitare serbe kanë vrarë mbi 3100 njerëz prej të cilëve mbi 100 fëmijë dhe 260 gra, është veprim luftënxitës.

“Qëllimi i gjithë këtij teatri në Prijedor ishte tentativë për revidim të historisë duke paraqitur serbët si viktima, mbështetur në mitin e dytë mesjetar serb se “serbët janë viktima të përhershme, ndërsa të tjerët komplotojnë për zhdukjen e tyre”. “Paqja në Ballkan, 30 vjet pas përfundimit të luftës në Bosnje, nuk është vetëm e brishtë, por e rrezikuar në mënyrë akute përshkak të aspiratave të presidentit serb për të vazhduar me projektin e “Serbisë së madhe”, të paraardhësit të vet Sllobodan Millosheviq” shkruan Aleksandar Rhoterta, ish i punësuar në zyrën e OHR për Bosnje, në një tekst autorial në të përdistshmen zvicerane Neu Zuercher Zeitung”.

Po ashtu, Kamberi thotë se letra e 50 diplomatëve botërorë me titull “Rreziqet e eskalimit të mëtejshëm”, e cila kërkon një qasje të re ndaj Serbisë dhe presidentit të saj, paraqet një vërejtje serioze për politikëbërësit tolerantë ndërkombëtarë.

“Presidenti serb në vend se të fajësojë të tjerët dhe fajtorin të gjejë në Shkup, Tetovë, Prishtinë, Ulqin apo Bujanoc e Preshevë, është mirë të kthejë kokën ka Beogradi, Krushevci, Banjaluka, e qytetet e tjera në Serbi e ku jetojnë serbët për të ndaluar këtë fushatë histerike e të pakuptimtë rreth aspiratave imagjinare për “kthim triumfal në Kosovë”.

Gjithashtu lexoni:

Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes

Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës

Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?

KosovaNewss 16/08/2023 16/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
clear sky
27° _ 27°
52%
4 km/h
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
35 °C

Lajmet e Fundit

Protesta në Tiranë zhvendoset para ambasadës serbe dhe asaj ukrainase, protestuesit thirrje jashtë godinave: UÇK, UÇK
23:21 -09/08/2026
Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
23:13 -09/08/2026
Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes
23:10 -09/08/2026
Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik
23:06 -09/08/2026
Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër
23:00 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?