Njësitet policore e kanë identifikuar shoferin, i cili në autostradë, në pjesën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h, ka drejtuar automjetin me shpejtësi prej 204 km/h.
Për këtë mos respektim të kufizimit të shpejtësisë, personi është gjobitur nga policia.
Njësia për Kontroll të Autostradave pasi ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 204 km/h, të njëjtin edhe e ka gjobitur me 300€ dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.




