KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykata kërkon nga policia që Adelina Ismaili dhe dy motrat e saj të sjellen me shoqërim në gjykimin ndaj Enver Sekiraqës
Siguri

Gjykata kërkon nga policia që Adelina Ismaili dhe dy motrat e saj të sjellen me shoqërim në gjykimin ndaj Enver Sekiraqës

Kosova News
Kosova News 12:24 -13/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë do të kërkojë nga Policia e Kosovës që dëshmitaret Adelina, Zanfina dhe Ema Ismaili, të sjellen me shoqërim në seancën e radhës në rastin ku Enver Sekiraqa po akuzohet për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës.

Një vendim i tillë, është marrë të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuçi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Paraprakisht, prokurori special Dren Paca ka deklaruar se mbetet pranë propozimit të dhënë në shqyrtimin gjyqësor më 19 janar 2022, që edhe në rigjykim të dëgjohen dëshmitaret Ismaili apo të lexohen deklaratat e tyre dhëna në polici, prokurori dhe në gjykatë.

Propozimin për leximin e deklaratave të dëshmitareve Ismaili e kundërshtoi i akuzuari Sekiraqa, ndërsa nuk e kundërshtoi që të njëjtat të dëgjohen sërish në gjykatë.

Po ashtu, në këtë seancë prokurori Paca e ka njoftuar gjykatën që lidhur me dëshmitarin D2, i cili po ashtu është propozuar që të dëgjohet, por prokuroria ende nuk ka arritur që ta sigurojë kontaktin me të njëjtit dhe sipas tij posa të sigurohet ky kontakt do ta njoftojë gjykatën.

Ndryshe, në këtë seancë ka munguar mbrojtësja e të akuzuarit Sekiraqa, avokatja Kosovare Kelmendi, për të cilën gjykatësi Kuçi ka njoftuar se më 27 qershor 2022, të njëjtës gjykata i ka dërguar ftesën, mirëpo deri më 12 korrik 2022 nuk është njoftuar për këtë seancë pasi që fletë-dorëzuesi i ftesave ka qenë në pushim vjetor.

“E njëjta e ka lajmëruar sot gjykatën dhe mungesën e ka arsyetuar me arsyetimin se sot ka të caktuar një shqyrtim tjetër në Ferizaj”, shtoi tutje gjykatësi Kuçi.

Seanca e radhës për këtë rast u caktua më 15 shtator 2022.

Për seancën e radhës gjykatësi Kuçi deklaroi se për dëshmitaret Ismaili nga Policia e Kosovës do të kërkohet sjellja e tyre me shoqërim, ndërsa për mosrealizimin e urdhëresave të hershme ai tha do të njoftohet komandanti i stacionit policor Jugu në Prishtinë.

Gjykata Themelore në Prishtinë, për herë të dytë më 16 shtator 2019, e kishte shpallur fajtor Enver Sekiraqën për nxitje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza dhe i kishte shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 30 vitesh.

Mirëpo, Gjykata e Apelit me 6 mars 2020, kishte vendosur të aprovojë ankesën e mbrojtjes së Sekiraqës duke e kthyer rastin për të dytën herë në rigjykim, pasi sipas Apelit aktgjykimi i shkallës së parë ishte marrë me shkelje të dispozitave të procedurës penale.

Sekiraqa për të njëjtin rast ishte dënuar edhe më 17 maj 2016, për dy vepra penale për “nxitje në kryerje të vrasjes së rëndë” dhe për veprën “detyrimi” me dënim unik prej 37 viteve burgim, kurse ishte liruar për veprën penale “dhunimi”.

Në prill të vitit 2014, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Enver Sekiraqës për tri vepra penale, për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, “detyrim” dhe “dhunim”, ku për këtë të fundit, gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur të pafajshëm.

Prokuroria pretendon se incidenti i ndodhur në “Swiss Casino” në mes të Sekiraqës dhe Rizës ishte njëri nga motivet që çuan në vrasjen e Triumf Rizës.

Incidenti në “Swiss Casino”, kishte ndodhur në dhjetorin e vitit 2006, ndërsa në të ishin të përfshirë Enver Sekiraqa dhe disa shoqërues të tij në njërën anë, dhe i ndjeri Triumf Riza e Arben Selmani në anën tjetër. Në këtë incident i plagosur rëndë kishte mbetur Arben Selmani.

Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa me 37 vjet.

Gjithashtu lexoni:

Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve

Liderët e NATO-s me deklaratë të përbashkët: Sulmi ndaj njërit, sulm ndaj të gjithëve

Kurti takon komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe bashkëpunimin me NATO-n

Arrestohet në kufi kosovari që ishte në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika

Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona

Kosova News 13/07/2022 13/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve
19:32 -08/07/2026
Konjufca e pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës
19:22 -08/07/2026
Konjufca pret organizatorët e “Newborn Kosova 2026”
18:57 -08/07/2026
Rutte: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë
18:48 -08/07/2026
Liderët e NATO-s me deklaratë të përbashkët: Sulmi ndaj njërit, sulm ndaj të gjithëve
18:16 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?